Këpucët e kuqe të grave fatzeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

“Një kalë, jap mbretërinë për një kalë”.

Sentenca fort e njohur shekspiriane vendosur tek “Rikardi III” mund të përdoret bindshëm edhe në shumë raste të ngjashme që personifikojnë rastet e krizave.

“Një psikolog, jap republikën për një psikolog”.

Që kur u fut mijëvjeçari i ri u tha se tanimë bota nuk do të ketë në rend të ditës sëmundjet kardiovaskulare, as ato tumorale… Ky nuk është më shekulli ku bënte namin SIDA dhe as diabeti. Ky shekull do të rëndojë bilancin në sëmundjet psikike.

Çfarë duhet në këto raste? Një psikolog… dhe një psikiatër, gjithashtu. Varet sa të rëndon kandari.

Jemi futur bindshëm në epokën e sëmundjeve psikike. Dhe për këtë të gjithë duhemi mbajtur në monitorim. Sepse, me sa duket qenka e lehtë shumë që ajo mendja, që ne shpesh i themi me humor “kokërr gruri është e shkreta” të lëvizë në anë të kundërt. Dhe në vend të ngrejë kalanë, të bën hatanë. Sepse merr vendime të papritura, të papara e të padëgjuara. Ndaj po ndodh aq shpesh të ketë vdekje me bilanc lufte në një kohë paqeje.

Informacionet që qarkullojnë me shpejtësi nga çdo cep i globit flasin për njerëz që me mitroloz në dorë sharrojnë kë u del përpara. Edhe filmat aksion me Stalonen e Shvarcenegerin nuk pasqyrojnë dot atë që ndodh në jetën reale. Dhe asnjë njeri me një psikikë normale nuk do ta bënte këtë. E bëjnë ata që humbasin fokusin.

Në Shqipëri fillimi i vitit 2024 nisi me bilanc të frikshëm, si në vrasje dhe në vetëvrasje. Prej vitesh bilanci i vrasjeve, vetëvrasjeve por dhe i aksidenteve me vdekje, në Shqipëri është fort i lartë. Mjafton t’i drejtohesh statistikave zyrtare që bën publike Instituti i Statistikave dhe do të të futet data. Mesatarja e viteve të fundit është të paktën 200 vetëvrasje në vit. Dhe nuk ka pikë rëndësie nëse t’i heq fotoksinën nga qarkullimi dhe shitja nëpër farmaci, sepse ai që e ka ndarë mendjen e gjen mënyrën. Thjeshti, ti mund ta parandalosh, nëse ke të dhënat që në trurin e tij, – tashmë diabolik, – vërtitet diçka e zezë që e gërryen si një insekt në dukje i vogël apo i papërfillshëm fare.

Bota është munduar të marrë masa që ta ulë numrin në rritje të vetëvrasjeve. Një nga  tentativat është dhe shpallja e datës 10 shtator si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes. Simbolika e kësaj dite ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e masave parandaluese për zvogëlimin e numrit të vetëvrasjeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje në nivel global. Ndaj Instituti i Shëndetit Publik në një qarkore të tij thotë se: Vetëvrasja është një problem serioz në shëndetin publik. Në shumicën dërrmuese të rasteve janë të parandalueshme, mund të mblidhen të dhëna për to, si dhe mund të hartohen programe parandalimi dhe ndërhyrjeje.

Lexo edhe :  Këta në instinktin e ‘rrugës së miut’.

Po a është ngritur ndonjëherë me të madhe si shqetësim, që jo vetëm nëpër shkolla por dhe nëpër institucione çfarëdo dhe qendra të ndryshme pune duhet atashuar një psikolog?

Përdorimi gjerësor i narkotikëve po e rrit gjithashtu numrin e sëmundjeve të shëndetit mendor, nga psikozat me të lehta, për të shkuar tek diagnozat e rënda. Dhe kjo vërehet masivisht tek të rinjtë.

Ja që duhet një psikolog në vendin e punës si një masë parandaluese. Sidomos në ushtri e polici. Atje ku njerëzit kanë mundësinë e kontaktit me armën. Sepse ndodh si në Amerikë rasti i një polici që vrau gruan shqiptare dhe fëmijët e tij. Pastaj vjen rasti i një shqiptareje në Shqipëri që vetëvritet, duke lënë pas 4 fëmijë. Vendim i vështirë. Por kur të shket truri, – për “X” e “X” arsye sigurisht, – është fort i lehtë për t’u ndërmarrë.

Sigurisht! Psikologu në vendin e punës është aty për të ofruar mbështetje dhe këshilla për stresin, tensionet në punë, konfliktet mes kolegëve, menaxhimin e kohës, ose çështje personale që mund të ndikojnë në performancën tuaj në punë. Në shumë raste, ata janë burim i rëndësishëm për mirëqenien dhe produktivitetin në ambientin e punës.

Psikologjia dhe kriminologjia kanë një lidhje të ngushtë për të kuptuar sjelljen njerëzore dhe motivet pas veprimeve kriminale. Psikologët përdorin njohuritë e tyre për të kuptuar se si faktorë si personaliteti, perceptimet dhe përvojat ndikojnë në sjelljen kriminale, duke ndihmuar në rehabilitimin dhe parandalimin e krimeve.

Statistikat botërore tregojnë se afërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjeve. Pra çdo 40 sekonda në botë vetëvritet një individ. Dhe nuk flitet më për numrin e tentativave që është shumë më i lartë.

“Një psikolog, jap republikën për një psikolog”.

Sepse shifra të tilla janë më shumë se tragjike. Kur njihesh me to, të duket sikur je fare pranë epiqendrës së gjëmës. Dhe mund të jesh po ti viktima e radhës. Dhe viktimat më së shumti janë femrat. Se ne vazhdojmë të jemi shoqëri maskiliste. Shoqëri denigruese. Shoqëri primitive në një botë moderne.

Ka kaq vite që fotot e grave fatzeza qarkullojnë në internet, shpesh për krime të pazbuluara ndaj tyre. Të vrara e të shtyra në vetëvrasje, ndërsa nëpër shkallët e Pallatit të Kulturës, si simbolikë në kujtim të këtyre viktimave rreshtohen vetëm këpucë të kuqe.

“Një kalë, jap mbretërinë për një kalë”, thërriste në panik e sipër mbreti Rikard, sepse po ia merrnin mbretërinë.

“Një psikolog, jap republikën për një psikolog”, duhet të jetë një tjetër moto në panikun që na ka kapur tanimë.

Të fundit

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

NGA HASAN BELLO Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të...

Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm/ E marta rikthen reshjet e shiut

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore...

Lajme të tjera

Web TV