“S’mund të bësh opozitë duke u rrahur me gardistë”/ Shpërthen keq deputeti demokrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku në një intervistë në “Real Story” vlerësoi se fjalimi i Begajt nga Presidenca ishte e mirëpritur, ndërsa u shpreh kundër kaosit dhe dhunës në Kuvend.

Gjithashtu Çollaku shtoi se duhet të kishte një tjetër qasje në këtë sesion të ri parlamentar, dhe se moslejimi i mbajtjes së fjalës së Presidentit, ishte një veprim i pakëndshëm.

“Çështja nuk është vlerësimi ynë për Bajram Begaj. Ishte e papritshme. Edhe Presidenti i Republikës duhet të meritonte respektin e palëve, pavarësisht qëndrimeve dhe përplasjeve. Ishte një situatë e pakëndshme në Parlament, në vlerësimin tim, Presidenti duhet ta jepte mesazhin. Ishte e panevojshme incidenti. Por nga ana tjetër mendoj që pati një tjetër problem me protokollin. Të bësh opozitë ku rrihesh me gardistët nuk është opozitë. Kur u futa në sallë, gardistët ishin rreshtuar para Foltores. Unë mendoj që kryetarja e Kuvendit mund të ishte përgjigje dhe nuk kishte motiv që garda të ishte rreshtuar aq herët. Pra mendoj që më pak kokëfortësi mund ta kishte shmangur situatën”, ka thënë Çollaku./e.t

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV