Në fjalimin e saj, 21-vjeçarja Hana-Rawhiti Maipi-Clarke, nisi të këndojë dhe performojë “haka maori”. Ajo vjen nga komuniteti Maori dhe bëri histori si deputetja më e re në 170 vjet.
Në fjalimin inaugurues, deputetja premtoi për angazhimin ndaj zgjedhësve, duke thënë: “Unë do të vdes për ju … do të jetoj për ju”.
The Guardian shkruan se Maipi-Clarke nuk e percepton veten si një politikane konvencionale, përkundrazi, ajo e sheh rolin e saj si përgjegjëse për gjuhën, tokën dhe mençurinë tradicionale maori.
Kush është Maipi-Clarke?
Në moshën 21-vjeçare, Maipi-Clarke u bë deputetja më e re e Zelandës së Re që iu bashkua parlamentit në 170 vjet gjatë zgjedhjeve të fundit kombëtare. Fitorja e saj nënkuptonte rrëzimin e Nanaia Mahuta të laburistit, një deputete shumë e respektuar dhe e lartë që mbajti elektoratin Hauraki-Waikato Maori për dy dekada dhe ishte gruaja e parë Maori që u bë ministre e punëve të jashtme.
Me prejardhje nga Huntly, Maipi-Clarke menaxhon një kopsht të komunitetit Maori që edukon fëmijët vendas. Pavarësisht moshës së saj të re, arritjet e janë të dukshme, përveç drejtimit të një biznesi, ajo shkroi libër që inkurajonte të rinjtë të eksploronin yjet dhe hënën për t’u vetë-shëruar./O.S