50-vjeçari Fation Tarellari vrau disa ditë më parë në Greqi kunatin e tij Erion Pelivani, pasi kishte mësuar se ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë dhe e kishte kërcënuar atë me foto dhe video në këmbim të parave.
Mediat Helene kana zbardhur sot dëshminë e shqiptarit. Ai ka deklaruar se nuk kishte ndërmend që ta vriste kunatin e tij.
Tarellari ka deklaruar se Pelivanin e kishte thërritur për ta pyetur përse kishte abuzuar me vajzën e tij.
kunati 33-vjeçar kishte bërë rezistencë dhe kishte tentuar t’i merrte armën dhe në këtë moment ai ka pretenduar se e kishte qëlluar instinktivisht.
“E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im, nuk kishte fare frikë nga unë, nuk më llogariti. M’u afrua dhe tentoi të më merrte armën dhe më goditi, donte të më vriste. Në atë moment qëllova instinktivisht pa menduar për gjërat e tjera”, ka deklaruar 50-vjeçari, sipas avokatit të tij, Alexis Kouya.
Kujtojmë se sot Fation Tarellari doli para gjykatës dhe u la në arrest shtëpie./E.T