Ç’duhet të pimë çdo ditë esëll, sipas nutricionistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cila është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj? Ekspertët e ushqimit sugjerojnë të ndjekësh shembullin e tyre:

– Pi ujë, edhe nëse nuk ke etje

Shumica e ekspertëve kanë një “pije të preferuar” për mëngjesin. Edhe nëse nuk është se po tw pihet shumë ujë, është ajo që trupi ka nevojë më së shumti, për t’u rihidratuar pas një nate gjumi.

“Ti nuk mund të ndihesh domosdoshmërisht i/e etur në mëngjes, por pirja e ujit mund të jetë një zakon shëndetësor që ti i jep përparësi për të qëndruar i/e hidratuar përgjatë ditës”, u shpreh Vicki Shanta Retelny, një dietologe për HuffPost.

Të tjera pije përfshijnë:

– Lëngje të shtrydhura

Ndërsa lëngjet kanë marrë një reputacion të keq gjatë viteve, Ruhs, një nutricionist, tha se një gotë me lëng portokalli në mëngjes është shumë e mirë.

– Çaj

Në çdo temperaturë, çaji është një zgjidhje e shëndetshme. Kërkimet kanë treguar përfitime shëndetësore, duke përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, nga pirja e çajit.

– Uji i nxehtë me limon

Asnjë nga ekspertët me të cilët HuffPost kontaktoi nuk ndjeu ndonjë magji të veçantë në ujë të nxehtë me limon si një pije e parë nga shtrati, por as ata nuk e dekurajuan atë.

“Uji i nxehtë është tepër qetësues dhe limoni shton një spërkatje të bukur agrumesh në ujë. Personalisht, nëse jam duke pirë një pije të nxehtë, preferoj të marr antioksidantë prej saj, prandaj sugjeroj që në vend të kësaj të pini çaj jeshil me limon.”

– Nëse do të “lëvizësh gjërat” – Konsumo kafe

Nëse je duke kërkuar, siç u shpreh Ruhs: “të kryesh ca punë para se të dalësh nga shtëpia”, ajo sugjeroi një filxhan kafe.

Lexo edhe :  A mund të bësh trajtime estetike gjatë shtatzënisë?

Duhet të dini se ajo që pini ka rëndësi

Pavarësisht zgjedhjeve të tyre, ekspertët bien dakord që gllënjka juaj e parë e ditës është e rëndësishme.

“Vendos tonin për tërë ditën”, tha Ansel. “Gjëja e fundit që dëshiron të bësh është të nisësh ditën me një pije me sheqer, shumë të përpunuar si pije e gazuar ose një pije energjike që do të mbysë sistemin tënd me sheqerna. Këto mund të japin një goditje të shpejtë të energjisë, por kjo është e garantuar të ndiqet nga një ultësi e konsiderueshme në mes të mëngjesit.”/ E.Ç

Të fundit

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit. Në një...

Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

Bizneset eksportuese nuk po ngrenë kokë. Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin mars bizneset vendase kanë shitur mbi 87.4 milionë...

Lajme të tjera

Web TV