Dhuna në familje, Gjykata e BE-së: Viktimat do të kualifikohen për status refugjati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë viktima të dhunës në familje, në shtetet e tyre të origjinës, janë të kualifikuara për statusin e refugjatit, apo për mbrojtje të ngjashme, ka konfirmuar të martën Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Vendimi garanton mbrojtje ndërkombëtare për gratë që janë subjekte të “dhunës fizike ose mendore” në vendlindje, si dhe për ato që përballen me “rrezik real të vrasjes”.

Vendimi i gjykatës është bërë publik, pas pyetjeve të një gjykate bullgare për rastin e një gruaje turke me origjinë kurde.

Gruaja myslimane, e cila ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Bullgari, ka thënë se është e frikësuar për jetën e saj, nëse kthehet në Turqi.

 

 

Ajo ka thënë se është detyruar të martohet nga familja e saj dhe është rrahur e kërcënuar prej burrit të saj, prej të cilit më vonë është divorcuar.

Gratë kualifikohen për status refugjati kur në vendlindje, për shkak të gjinisë, “i ekspozohen dhunës fizike apo mendore, përfshirë dhunën seksuale dhe dhunën në familje”, është thënë në vendimin e gjykatës.

Nëse nuk kualifikohen për status refugjati, gratë mund të përfitojnë prej një tjetër lloji të mbrojtjes, e cila u mundëson azilkërkuesve që të mbesin në vendin ku kanë aplikuar, por nuk mund të udhëtojnë në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Evropian./O.S

Të fundit

8 konservat më të mira për humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka

Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve për kapjen e "kokave" të krimit. Mes urdhër-arresteve të firmosura nga...

Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Gjykata e Apelit në Tiranë është vënë dje në lëvizje, ndërsa ka caktuar datën 11 qershor si datën kur do të rinisë sërish gjykimin...

“Mamaja më thoshte vdis te burri”/ Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë

Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme Rozën dhe dhunën që ka përjetuar në familje. E ftuar në...

“Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri

Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë – zbuloni plazhet mahnitëse të Shqipërisë, sipas një artikulli të botuar në...

Lajme të tjera

Web TV