A na shëndoshin frutat e thata? Zbuloni si ndikojnë ato në trupin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frutat e thata janë frut që i është hequr pothuajse i gjithë uji me anë të tharjes. Gjatë këtij procesi fruti tkurret, duke ruajtur dendësinë e energjisë. Rrushi është ndër frutat e thata më të zakonshme, pasuar nga kumbullat dhe kajsitë. Ka disa varietete që përmbajnë sheqer dhe këto janë zakonisht mango, ananasi, bananet.

Një nga të mirat e frutave të thata është se ato mund të mbahen për një periudhë shumë më të gjatë se ato të freskëta. Gjithashtu, ato janë një snack shumë i dobishëm, veçanërisht kur dëshironi të hani diçka në udhëtimet tuaja, pasi nuk kanë nevojë për frigorifer.

Por a ju shëndoshin frutat e thata?

Nëse llogarisni porcionin që do të konsumoni, atëherë do të merrni të njëjtën sasi kalori sikur të hani fruta të freskëta. E rëndësishme të dini është se duhet të llogarisni sasinë që hani, sepse të tharat janë në formë të koncentruar.

Por çfarë ndodh me lëndët ushqyese? E vërteta është se frutat e thata përmbajnë deri në 3.5 herë më shumë fibra, vitamina dhe minerale sesa frutat e freskëta. Megjithatë, ka disa përjashtime. Për shembull, përmbajtja e vitaminës C zvogëlohet ndjeshëm kur frutat thahen. Por në përgjithësi, frutat e thata janë një burim i mirë i antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që hanë fruta të thata kanë tendencë të peshojnë më pak dhe të marrin më shumë lëndë ushqyese, krahasuar me njerëzit që nuk hanë fruta të thata. Megjithatë, duhen bërë më shumë studime për të treguar se ngrënia e tyre përmirëson shëndetin. E rëndësishme është të zgjidhni frutat e thata pa shtresë sheqeri, sepse ato mund t’ju shtojnë peshën dhe të kenë efekte negative për shëndetin./O.S

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV