Një deputete e Zelandës së Re ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për vjedhje nëpër dyqanet e veshjeve, për të cilat policia po vazhdon hetimet.
Golriz Ghahraman, i Partisë së Gjelbër, dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqane veshjesh një në Auckland dhe tjetra në Wellington.
Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e vendit. Ajo dikur mbante portofolin e drejtësisë të partisë së saj. Ajo tha se stresi i lidhur me punën e bëri atë të sillej krejtësisht jashtë karakterit, raportojnë mediat e huaja. “Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, tha ajo.
Ghahraman u largua nga Irani fëmijë me familjen e saj, të cilëve të gjithë iu dha azil politik në Zelandën e Re. Dorëheqja e saj vjen pasi u shfaqën pamjet e CCTV-së që tregonin se ajo merrte një çantë stilisti nga një butik në Auckland.
“Nuk është një sjellje që mund ta shpjegoj sepse nuk është në asnjë mënyrë racionale dhe pas vlerësimit mjekësor e kuptoj që nuk jam mirë”, tha ajo, duke shtuar se nuk donte të justifikonte veten./e.t