Buzëqeshja e Kanye West tani kushton 850 mijë dollarë, hoqi dhëmbët dhe vendosi proteza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sjellja e çuditshme e reperit kontrovers Kanye West vazhdon të befasojë publikun.

Pas paraqitjeve jo fort të hijshme në qytezat italiane përkrah të dashurës Bianka Censori, tanimë Kanye ka “tronditur” rrjetin me dhëmbët e tij prej titani, që kushtojnë rreth 850,000 dollarë.

Reperi 46-vjeçar ka treguar me krenari buzëqeshjen e tij luksoze dhe të frikshme për disa, në një postim në Instagram. Ai madje e krahason veten me “Jaws”, personazhin ikonë që u shfaq në dy filmat “The Spy Who Loved Me” dhe “Moonraker” të James Bond.

Një burim i Daily Mail ka zbuluar se protezat e Kanye West janë edhe më të shtrenjta se diamantet, dhe janë dizajnuar nga vetë muzikanti.

Edhe pse është raportuar se Kanye i hoqi të gjithë dhëmbët, duke i zëvendësuar me mbushje metalike, dentisti Thomas Connelly që vendosi implantet deklaroi se ka ende një protezë të plotë dhe të shëndetshme nën veshjen e titanit.

Duke folur për gazetën britanike, Dr. Connelly e përshkroi bashkëpunimin e tij me reperin si të këndshëm, duke theksuar se “martesa” midis vizionit të dizajnit të Kanye dhe shkencës dentare rezultoi në “një pamje të re epike”./E.Ç

Të fundit

Dimri polar/Situatë kaotike në Kapshticë, autobusët mbi 3 orë pritje, qytetarët mes borës

Pas ndërprerjes së qarkullimit të kamionëve dhe autobusëve për kalim në Doganën e Kapshticës nga pala greke, duket se...

112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e...

Vazhdon lufta me zjarret në Los Anxhelos, dhjetëra viktima

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë. Autoritetet evidentuan së paku...

“Akset nacionale të hapura”/ Haki Çako në terren: Strukturat në operacion të plotë!

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën në vend, të krijuar...

Tre skiatorë goditen nga një ortek në Alpet e Italisë, humbin jetën

Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në...

Lajme të tjera

Web TV