Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot në panelin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos se nuk mund të heqë dorë as nga 30% e investimeve kineze dhe as nga 65% e atyre evropiane në vendin e tij.
Vuçiç tha në panelin “Agimi i Ri Euroaziatik” se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore janë nën presion kur bashkëpunojnë me Kinën.
“Ata na pyesin nëse duam të anëtarësohemi në BE apo Kinë. Ne duhet të punojmë për të mirën e vendeve tona, nuk mund të jemi të suksesshëm pa investime të mëdha kineze, pa bashkëpunim të ngushtë me ta dhe njerëzit në Evropë duhet ta kuptojnë këtë”.
Presidenti i Serbisë shtoi se rajoni i Kinës ka rritje më të lartë se sa Bashkimi Evropian, duke thënë se vlerësimi i shpejtë i rritjes së vendeve të BE-së këtë vit është 0,6% dhe se parashikimet e fundit të Bankës Botërore për Kinën në vitin e ardhshëm janë 0,9%./O.S