Një paralajmërim të fortë ka bërë këtë të enjte avokati Spartak Ngjela, teksa ka folur për përplasjet në Partinë Demokratike.
Ngjela tha në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj se do të shohim procese gjyqësore për figura të opozitës.
Ai deklaroi se këto procese do të vijnë si shkak i krizës në opozitë, për të cilën pretendon se ka humbur betejën politike dhe po humbet ekuilibrin.
“Palamenti e ka humbur luftën politike. Opozita është në një gjendje mendore jo të qartë për kohën. Kanë pasur mangësi në koshiencën juridike dhe politike, por tani kriza ia nxori në pah. Nuk kanë fuqi të rezistojnë gjatë një humbje kaq të gjatë, të kësaj që quhet humbje e thellë. Ekuilibri do fillojë të humbasë hap pas hapi. Kam 4 raste unë të tilla nëpër parlamentet e opozitave që janë humbur busullën dhe i kam njohur si procese gjyqësore. Dhe këtu mos u habisni, do shikoni procese gjyqësore. Deri tani kanë filluar”, nënvizoi avokati./E.T