Tërbohet’ moti në këtë vend, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën brenda gjashtë ditësh për shkak të kushteve të dimrit në disa shtete amerikane.

Raportohet se numri i të vdekurve është rritur në 21 në Tennessee, New York, Arkansas, Kansas, Oregan dhe Mississippi që nga 12 janari për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe motit të ftohtë që ka goditur gjashtë shtetet.

Shërbimet meteorologjike njoftuan se më shumë se 75 centimetra dëborë ranë rreth qytetit të New Yorkut, Buffalo në kufi me Kanadanë, duke vështirësuar trafikun.

Shpejtësia e erës së përzier me borë pritet të arrijë në vende të caktuara deri në 65 kilometra në orë.

Temperaturat e ftohta në pjesët qendrore të vendit thuhet se do të kthehen në nivele të rrezikshme deri të premten dhe do të rrisin rrezikun e ngricave.

Sipas faqes së internetit FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror, të mërkurën në SHBA u pezulluan 1.090 fluturime dhe u shtynë 4.221.

Faqja e internetit Poweroutages raportoi se gati 95.000 njerëz ishin pa energji sot në tre shtete të SHBA-së./E.T

Të fundit

Kreu i KQZ-së,Ilirjan Celibashi urdhëron Lulzim Bashën që të heqë simbolet e PD nga zyrat

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar ish-kryedemokratin, Lulzim Basha që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet...

Tragjedi në Suedi, orteku përfshin grupin e skiatorëve, viktima e të plagosur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Suedi, ku dy skiatorë italianë humbën jetën pasi u goditën nga një ortek bore. Ngjarja u regjistrua në Kårsavagge...

A do të ketë para 11 Majit arrestime nga SPAK ?

Nga ARTUR  AJAZI SPAK-u, ka treguar se nuk “dëgjon shumë nga ai vesh”-thotë populli. Ai po heton, vëzhgon, dhe mbledhfakte mbi këdo që ka shkelur...

Vetëm 90 milje nga Rusia e Putinit, Princi William merr drejtimin e tankut

Princi William, i veshur me uniformë ushtarake dhe beretë, mbërriti në kampin ushtarak Tapa në Estoni, vetëm 90 milje nga kufiri me Rusinë, për...

Prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion

Në ambientet e COD, në Kryeministri po prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion. Në ambientet e COD, në Kryeministri po prezantohet raporti...

Lajme të tjera

Web TV