Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Vetëm pak më parë teksa ishin të veçuar në oborr, Meri dhe Klodjani ishin duke biseduar për stategjitë e lojës. Klodjani i propozoi Merit që të bëhen çift që të arrijnë të shkojnë të dy në finale, por Meri duke e marrë situatën me shumë të qeshura u shpreh se nuk e kishte problem ta pranonte këtë, por problemi qëndron se nuk mund të aktrojë dot.
Klodjani: A bëhemi çift shkojmë në finale?
Meri: Ne mund të bëhemi çift, unë se kam problem
Klodjani: Shkojmë deri në finale dhe në finale bëjmë letrat ahahaha, njëri vend i parë njëri vend të dytë
Meri: Ne çiftin e bëjmë po duket e sajuar
Klodjani: Po e bëjm ne që të duket reale
Klodjani: Sot në darkë do vij të të kërkoj dorën
Teksa po vazhdonin dënimin nga “Vëllai i Madh” , Gazi dhe Roza duke bërë biçikletë kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe sipas mendimit të Gazit me aq detaje sa ka parë, çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. E këtë mendimin e ka mbështetur edhe Roza./e.t