Studimi: Zakoni i keq që kemi pothuajse të gjithë, po na shkakton dëme në tru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shohësh telefonin sapo hap sytë është zakoni më i keq që mund të keni, ndaj nëse po kërkon t’i vendosësh vetes një qëllim për këtë vit, ajo që duhet të bësh është të heqësh dorë nga ky zakon.

Neuroshkencëtarja, Emily McDonald ka theksuar se mes zakoneve të këqija si: qëndrimi i gjatë në telefon, konsumi i tepërt i sheqerit, volumi i lartë në kufje dhe gjumi i pakët; përdorimi i telefonit sapo hap sytë është më i keqi.

Sipas studiesve, arsyeja pse e kemi aq të vështirë të largohemi nga telefoni është efekti i “shpërblimit” që vjen si sinjal në tru kur gabojmë me parashikimet. Kjo shkakton rritje të nivelit të dopaminë. E thënë ndryshe me një shembull; kur ne “lundrojmë” në rrjete sociale, automatikisht nuk e parashikojmë dot çfarë do shohim dhe kur informacioni që marrim është interesant dhe i papritur, truri merr të njëjtin efekt si të ishte para një makinerie në kazino, kur jemi duke pritur për të fituar. Ky detaj është nxitësi kryesor i krijimit të këtyre zakoneve.

Por pse duhet shmangur ky veprim kur sapo jemi zgjuar?

Kur ne zgjohemi, valët e trurit janë më të forta se çdo herë dhe kanë fuqinë që ta marrin informacionin e parë që i japim si bazën e humorit të gjithë ditës. Kur hyjmë në rrjete sociale sapo zgjohemi, dopamina rritet dhe kështu kemi predispozitën që truri të shpërqendrohet gjatë gjithë ditës për të parë telefonin më shumë, me dëshirën e rritur që të “kosumohet” informacion i shpejtë.

E thënë me fjalë të tjera, truri pëson të njëjtin efekt që ka trupi kur hamë të ëmbla në mëngjes, glukoza në gjak rritet shumë dhe gjithë ditën vazhdojmë të kemi dëshirë për të ëmbla.

Lexo edhe :  Pse lëngu i freskët i frutave nuk është gjithmonë i shëndetshëm

Studimet e viteve të fundit kanë zbuluar se vëmendja jonë është ulur nga 12 në 8 sekonda, por ndikimi i telefonit në trurin tonë ka pasoja edhe më serioze se aq, pasi lidhet me një zinxhir problemesh të shëndetit mendor.

Këshillat që sugjerohen janë: Për të shmangur kapjen e telefonit lëre në një dhomë tjetër, jo te ajo që fle. Fik njoftimet dhe bëj shumë kujdes me profilet që ndjek në rrjete sociale. Sigurohu që këto të fundit të jenë të vlefshme me informacionet që japin./E.Ç

Të fundit

Vullkani më i lartë në botë ‘vjell’ çdo ditë $6,000 flori, por është i mbuluar nga akulli

Vullkani më i lartë në botë prej kohësh lëshon çdo ditë pluhur floriri megjithëse i mbuluar nga akulli i...

Një këshille e vyer për beqarët nga Dua Lipa: Është periudhë e bukur që duhet…

Së fundmi ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka dhënë një këshillë për beqarët. Këngëtarja doli në kopertinën e “Elle USA” për të promovuar këngën...

Ledjona Xheladinaj në një lidhje të re dashurie? Ish-banorja: Po si mundet që…

A është Ledjona Xheladinaj e dashuruar apo në një lidhje të re dashurie?! E ftuar këtë pasdite në emisionin “S’e luan Topi”, me Eriona Rusin,...

Rrëfehet si rrallëherë Bamir Topi: Të ndryshon jeta, tani e blej bukën vetë…

I ftuar në “S’e luan topi”, ish presidenti Bamir Topi ka përshkruar jetën e tij në kohën kur mbante këtë post dhe periudhën pas. e...

Revoltohen qytetarët spanjollë, dalin në protestë, ja kërkesat e tyre

Dhjetëra mijëra njerëz në Ishujt Kanarie të Spanjës janë mbledhur kundër një modeli të turizmit masiv që sipas tyre po pushton arkipelagun e Atlantikut....

Lajme të tjera

Web TV