Efi Dhedhes konfirmon ndarjen nga i dashuri, pas lajmeve të shtatzënisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar këtë të diel në “Mos i bjer me Top”, në “E diell”, Efi Dhedhes ka ndarë me publikun disa prej të rejave të saj të fundit. Që nga dalja e saj nga “Big Brother VIP 2”, Efi është marrë më shumë me biznesin e saj, të cilin pritet ta hapë së shpejti.

Ajo tha se këtë vit ka vendosur ta vërë në shërbim të vetes dhe deri tani këtë ka nisur të bëjë. E pyetur për lajmet e ditëve të fundit, ato për lidhjen e dashurisë, si edhe ato për shtatzënisë, Efi këtë herë vendosi të tregojë të vërtetën. Ajo tha se është ndarë nga partneri, me të cilin kishte një lidhje më shumë se 1-vjeçare. Në kohën kur hyri në “Big Brother”, Efi vendosi të tregojë që kishte një njeri jashtë, në mënyrë që askush në shtëpi të mos mendonte se mund të flirtonte me të.

Por lidhja, me sa duket, nuk ka shkuar mirë. Efi tregoi se ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri, por nuk deshi të flasë më shumë për këtë gjë. Pyetjes edhe për lajmet e shtatzënisë, ajo iu përgjigj me të qeshur: “Kush është shtatzënë?”

/O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV