Mikja e Ledjona Xheladinaj, ndau sot me publikun në “Big Brother Fab Club” komunikimin që ka zhvilluar me vajzës e partneres së re të ish-partnerit të konkurrentes.
Duke treguar një mesazhe zanore në studio, Jonida Mukaj u shpreh se Jorgen Xoxi ka dhunuar edhe familjarët e partneres së re.
“Unë kam qenë prezentë kur Jorgen Xoxi ka dhunuar gjyshin tim, ka përdorur dhunë psikologjike ndaj meje dhe të afërmve të mi. Ke vënë dorë mbi gjyshen dhe tezen. Ka dhunuar gjyshin, e ka goditur në sy dhe në kokë, ai ka marrë 9 ditë raport”, shprehej vajza në mesazh.
Nga ana tjetër, opinionistja Ina Kollçaku komentoi situatën e mbrëmshme në spektakël, ku Ledjona u përball me mesazhin e babait të vajzës, që e quante mashtruese. Asnjë prind që kujdeset për fëmijën, nuk e akuzon nënën për mashtrim publik, u shpreh psikologia.
“Fakte të reja shumë tronditëse. Çfarëdo që të kishte bërë Ledjona, fjalia e saj mbyllëse mbrëmë për mua ishte shumë domethënëse kur i tha Ledjonit se nga ai postim që e sheh edhe vajza, e shikojmë se çfarë babai është. Pa spekuluar për vërtetësinë e asgjëje, ishte një fjali që një prind që kujdeset për fëmijën e do që fëmija të rritet shëndetshëm, nuk akuzon për mashtrim publik nënën e saj”.