Viruset ‘’zombi’’ në Arktik mund të shkaktojnë pandemi të frikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA-Njerëzimi po përballet me një kërcënim të ri pandemik, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Viruset e lashta të ngrira në permafrostin e Arktikut (shtresë e ngrirë përgjithmonë në ose nën sipërfaqen e Tokë) një ditë mund të çlirohen si pasojë e ngrohjes së klimës së Tokës dhe të shkaktojnë një shpërthim të madh sëmundjesh, thonë ata.

Mikrobet Methuselah – ose viruset zombi siç njihen gjithashtu – janë izoluar tashmë nga studiuesit të cilët kanë deklaruar se një emergjencë e re mjekësore globale mund të shkaktohet.

cDisa shtresa kanë mbetur të ngrira për qindra mijëra vjet, kanë zbuluar shkencëtarët.

Por ngrica e përhershme po ndryshon. Shtresat e sipërme në Kanada, Siberi dhe Alaskë po shkrihen si pasojë e klimës.

Shkencëtarët besojnë se permafrosti  në nivelet e tij më të thella  mund të përmbajë viruse që janë deri në një milion vjet të vjetër dhe kështu do të jenë shumë më të vjetër se speciet tona, që mendohet se janë shfaqur rreth 300,000 vjet më parë.

Sistemet tona imunitare mund të mos kenë qenë kurrë në kontakt me disa nga ato mikrobe, dhe ky është një shqetësim tjetër.

Për këtë arsye, shkencëtarë të shumtë po punojnë me UArctic, Universitetin e Arktikut një rrjet ndërkombëtar arsimor në rajonin polar për të krijuar objekte karantine dhe për të ofruar ekspertizë mjekësore që mund të identifikojë rastet e hershme dhe t’i trajtojë ato në nivel lokal për të mbajtur nën kontroll infeksionin./O.S

Të fundit

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje,...

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Lajme të tjera

Web TV