Francë/ Mijëra qytetarë protestojnë kundër rregullave të emigracionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rregullat e reja emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve dhe vonohet aksesi për ndihmë sociale

Mijëra qytetarë protestuan pranë Kullës Eiffel kundër ligjit të emigracionit të miratuar së fundmi në Francë. Me legjislacionin e ri emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve dhe u zgjatet periudha për të fituar akses në ndihmë sociale.

Qeveria franceze fillimisht kishte thënë se ky do të ishte një legjislacion që do ta bënte më të lehtë për emigrantët që punojnë në sektorë ku mungon fuqia punëtore veçanërisht në ndërtim dhe bujqësi, të marrin një leje qëndrimi, por gjithashtu do ta bënte më të lehtë për të dëbuar emigrantët e paligjshëm.

Disa punëtorë të huaj që janë pa dokumente iu bashkuan protestës, përfshirë Talibe Drame nga Mali, i cili punon në sektorin e ndërtimit. Ai thotë se ndihet i shfrytëzuar nga punëdhënësit.

“Unë nuk kam sigurime sociale. Kjo është vërtet e vështirë. Kur punojmë, mund të keqtrajtohemi, sepse kemi frikë se mund  të humbasim vendet e punës. Kur punojmë, orët jashtë orarit që bëjmë mund të mos paguhen dhe ne nuk mund të ankohemi. Ankohesh, pushohesh dhe  largohesh nga vendi i punës. Kjo nuk është normale”.

Një tjetër emigrant i huaj ankohet për kushtet e këqija të punës dhe pagesat e vonuara.

“Akomodimi nuk është i mirë dhe shefi nuk më jep ushqim. Është ushqim i prishur, ata japin ushqim të prishur. Kjo nuk është mirë. Ata japin ushqim vetëm një herë në ditë.”

Francezët janë krenarë prej kohësh që kanë një nga sistemet më te mira te ndihmës sociale në botë, duke i ndihmuar emigrantët e huaj të paguajnë qiranë ose të kujdesen për fëmijët e tyre. Por së fundmi e djathta ekstreme dhe disa konservatorë, kanë argumentuar se vetëm francezët duhet të kenë këto përfitime.

/O.S

Të fundit

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Bufi premton shkrirjen e SPAK-ut dhe hapjen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Berati. Gjatë një takimi me socialistët atje, ai përmendi Tik Tok-un,...

‘Fillime të reja’,ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën e Kombit. Hekurudha Durrës-Prishtinë është...

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja cfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me...

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV