Ai u shpreh se mundësia e integrimit në një treg të përbashkët Europian, është një mundësi që nuk duhet humbur, ndërsa ka shtuar se liderët ballkanik duhet të lënë pas historinë dhe politikën e të vënë në vend të parë qytetarët.
“Duhet të them që ky është një takim shumë i rëndësishëm. Jemi këtu për të bërë bashkë mendimet tona me përfaqësuesit e BE dhe administratën amerikane për një hap të rëndësishëm që duhet të ndërmarrim në afrimin drejt BE.
Kjo është rreth planit të ri të rritjes dhe integrimin në tregun n ndërkombëtar, çka ka qenë e mundur deri tani vetëm për vendet anëtare të BE.
Është një ndryshim i madh dhe një mundësi që nuk duhet ta humbim. Ndaj është thelbësor që të punojmë së bashku 6 vendet e Ballkanit, të vëmë të parët qytetarët dhe të lëmë politikat dhe historinë për herë tjetër. Sepse gjithçka që mund të bëjmë për të bërë gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojë se si do duken vendet tona”, tha ai./E.T