Shumë vajza dhe gra kompleksohen kur vjen puna te komunikimi gjatë paralojës, por është provuar se diçka e tillë e ndihmon shumë lidhjen tuaj. Kështu, nëse doni që herën tjetër ta impresiononi partnerin, ndryshoni mendimin. E folura e pistë nuk është gjithmonë diçka e mirë. Nëse nuk je totalisht e përfshirë ose nuk i beson partnerit, nuk do të jetë dhe aq qejf.
Vetëm nëse e ndjen mund ta praktikosh! Flisni rreth të folurës pisët! Është një ide e mirë t’i tregosh partnerit çfarë ke në mendje dhe t’i kërkosh atij të të rrëfejë më shumë. Është strategji perfekte për të nisur paralojën. Lexoni një libër erotik bashkë! Do të pasuroni fjalorin ‘e pisët’ dhe do të mposhtni ndrojtjen.
Filloni me mesazhe! Ky lloj komunikimi sigurisht që fillon edhe para se ta takoni partnerin ose mund të jeni në një lidhje në distancë. Filloni ëmbël, derisa situata të nxehet. Flisni për diçka që ju ka pëlqyer në të shkuarën. Nëse hera e fundit e seksit ishte magjike, përdoreni këtë për t’ia rikujtuar atij. Thuajini gjëra që do t’i dëgjojë. Trego me zë të lartë çfarë të pëlqen.
Shumë çifte përballen me vështirësi dhe probleme, të cilat ndonjëherë duken të pakapërcyeshme dhe mund ta çojnë lidhjen drejt fundit. Psikologët thonë se para fundit ka shumë shenja që mund të tregojnë se lidhja po kalon një krizë, thjesht anëtarët e çiftit mund t’i shpërfillin apo edhe të mos i kuptojnë. Sipas Rick Netshiozwi, këshilltar dhe autor për marrëdhëniet në çift, një nga shenjat kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është sjellja në shtrat dhe nuk bëhet fjalë për raportet seksuale. /O.S