Inteligjenca Artificiale tregon skenarin e frikshëm: Si do të jetë Lufta e Tretë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca Artificiale ka bërë “përpjekje” për të zbuluar se çfarë mund të ndodhë në botë në 5 vitet e ardhshme nëse fillon Lufta e Tretë Botërore. IA ka paralajmëruar se nëse një luftë fillon këtë vit, ajo mund të shkaktojë së shpejti frikën e një përplasjeje bërthamore, betejë në Arktik dhe mbi 20 milionë të vdekur.

ChatGPT u bind nga “The Sun” të parashikonte se çfarë mund të ndodhte në 5 vitet e ardhshme dhe parashikimi nis me mesazhin e mëposhtëm: “Është e rëndësishme të përsërisim se këta skenarë hipotetikë janë tërësisht imagjinarë, spekulativë dhe nuk bazohen në ndonjë ngjarje apo parashikim të botës reale.”

Viti 2024

Për 11 muajt e ardhshëm, ChatGPT paralajmëron se mund të ketë një “ngjarje nxitëse” që do të vërë në lëvizje një “përshkallëzim të papritur” të tensioneve midis Rusisë dhe SHBA-ve. Ajo e përshkruan këtë ngjarje si “një seri avarish diplomatike, sulmesh kibernetike dhe akuzash”. Pasi të shkaktohen këto problemet, roboti i AI thotë më pas do të ketë një grup “mini-përleshjesh” që do të ndezin më tej ndarjen politike në rritje në të gjithë botën. Të quajtura “angazhime fillestare ushtarake” këto do të fillojnë kryesisht midis vendeve në Evropën Lindore dhe rajonit të Arktikut. Në këtë pikë, si Rusia ashtu edhe SHBA-ja do të mobilizojnë forcat e tyre ushtarake.

Viti 2025

Teksa luftimet vazhdojnë, AI parashikon se në vitin 2025 ato vetëm do të përkeqësohen në një periudhë që ajo e quan “zgjerimi i konfliktit”. “Konflikti do të zgjerohet në një teatër më të madh, duke përfshirë aleatët e NATO-s dhe shtetet e lidhura me Rusinë. Sulmet kibernetike do të intensifikohen duke ndikuar në infrastrukturën kritike”. Pas muajsh përplasjesh, në të cilat numri i të vdekurve fillon të rritet, ChatGPT thotë se aleancat do të fillojnë të krijohen qartësisht. SHBA-të do të jenë të vendosura të forcojnë paktin e tyre me anëtarët e NATO-s ndërsa Rusia do të afrohet më shumë me “partnerë të caktuar rajonalë”.

Viti 2026

Ky është viti kur do të shpallet Lufta e Tretë Botërore dhe ku do të jenë të përfshira megafuqitë e të gjithë globit. “Fuqitë e tjera të mëdha, si Kina, do të përfshihen në konflikt, drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke komplikuar peizazhin gjeopolitik.” Këto komplikime do të pasojnë me një sërë luftërash proxy që do të shfaqen ndërsa gjithnjë e më shumë konflikte rajonale do të fillojnë të bëhen pjesë e konfliktit më të gjerë SHBA – Rusi.

Viti 2027

Sipas ChatGPT, frika në rritje për armët bërthamore nuk do të arrijë pikën e vlimit deri në vitin 2027. Edhe pse ajo nuk mendon se një armë bërthamore do të bëhet shkak për shqetësime të mëdha pasi të gjitha palët e përfshira mendojnë për shkatërrimin që mund të pasojë. “Konflikti mund të përshkallëzohet deri në pikën ku do të ketë shqetësime për përdorimin e armëve bërthamore. Komuniteti ndërkombëtar do të intensifikojë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim.” Ky armëpushim do të vjijë pasi një “krizë humanitare” do të pllakosë luftimet pasi një numër i konsiderueshëm njerëzish do të jenë vrarë, ushtarë apo civilë. AI gjithashtu vë në dukje se e gjithë bota do të përjetojë “vuajtje të mëdha” në vitin 2027 teksa lufta botërore do të vazhdojë të zhurmojë.

Lexo edhe :  14 maj1955/ “Traktati i Varshavës”, 8 vende komuniste formojnë një ushtri

Viti 2028

Pas 4 vjet luftimesh dhe miliona jetësh të humbura, shumë vende do të fillojnë të rimendojnë qëndrimin e tyre ndaj luftës. ChatGPT mendon se bota do të shohë disa përpjekje për një armëpushim dhe negociata të vazhdueshme për paqen. Por pavarësisht kërkesës për ndalimin e veprimeve, të gjitha ofertat mund të minohen dhe të mbyllen vazhdimisht ndërsa armiqësitë vazhdojnë. Ajo përmend gjithashtu “mosbesimin e rrënjosur thellë” midis vendeve si një nga faktorët kryesorë për mungesën e komunikimit pozitiv. Pasojat e luftës tashmë janë ndjerë për sa i përket jetëve të humbura dhe shkatërrimit të tokës, por deri në vitin 2028 parashikohen “pasoja ekonomike” të rënda. “Tregjet globale do të përjetojnë ndërprerje të rënda, duke shkaktuar rënie ekonomike në mbarë botën.”

Viti 2029

Viti i fundit i luftës do të përqendrohet rreth negociatave teksa Rusia dhe SHBA-të do të luftojnë për të kapërcyer njëra-tjetrën. ChatGPT na thotë: “Konflikti arrin në ngërç, me asnjërin që është në gjendje të sigurojë një fitore vendimtare. Presioni ndërkombëtar i detyron të dy vendet të kthehen në tryezën e bisedimeve”. Planet për t’i dhënë fund Luftës së Tretë Botërore do të vihen në zbatim pas vitesh humbjesh të rënda dhe shkatërrimesh në të gjithë globin. Më pas do të nisin planet për një botë të pasluftës. Kjo periudhë rindërtimi do ta shohë botën përballë një sfide të madhe për ta rikthyer veten në një epokë normaliteti. Ne do të duhet të punojmë shumë për të “adresuar çështjet politike, ekonomike dhe humanitare në një shkallë globale”. ChatGPT parashikon numrin e vdekjeve përgjatë 5 viteve të luftimeve në “dhjetëra milionë”. “Numri i viktimave në çdo konflikt hipotetik varet nga një mori faktorësh, duke përfshirë strategjitë ushtarake, zhvillimet gjeopolitike dhe reagimin ndërkombëtar”. Pavarësisht se ky numër është spekulativ dhe arbitrar, AI thotë se ky numër mund të shkojë në mbi 20 milionë.

A do të ketë armë bërthamore në Luftën e Tretë Botërore?

ChatGPT jep disa arsye pse armët bërthamore nuk do të përdoren, madje edhe në një luftë hipotetike. AI përmend Shkatërrimin e Ndërsjellë (MAD) si një arsye të madhe. Kjo teori sugjeron që nëse një komb lëshon një armë bërthamore, tjetri do të përgjigjet me një kundërsulm shkatërrues brenda pak çasteve. Kjo krijon frikë mes vendeve që të mos i përdorin ato armë për të shmangur sulmin e tyre si hakmarrje. AI citon gjithashtu ndikimin që do të kishte tek njerëzit si një faktor për mospërdorimin e armëve bërthamore.

“Pasojat katastrofike humanitare të një shkëmbimi bërthamor, duke përfshirë humbjen e menjëhershme të jetëve, efektet afatgjata shëndetësore dhe shkatërrimin mjedisor, e bëjnë përdorimin e armëve bërthamore të papranueshme nga pikëpamja etike. Ekziston një normë globale kundër përdorimit të armëve bërthamore. Kjo është një pengesë e fuqishme psikologjike që i dekurajon liderët të marrin në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore”, thotë ChatGPT.

Të fundit

“Martohemi bashkë”/ I publikuan mesazhet me Romeon, Erjola zbulon se si qëndron e vërteta

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, të cilat u komentuan vazhdimisht edhe...

Si klima na godet ekonominë?

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

“Pse bredh, je pa burrë”/ Detaje nga krimi në familjen Musaku në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje, ku Behar Musaku plagosi me armë gjahu vajzën e...

Piktura e rrallë/ Skënderbeu i portretizuar nga Peter Appian

Një pikturë e veçantë e Peter Appian pasqyron hartën e botës së vitit 1553 ku në të dallohet Skënderbeu me mburojën e tij me...

Pensionet, përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi

Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e barazisë, pra të një raporti...

Lajme të tjera

Web TV