Shkatërrohet banda e grabitësve të luksit e drejtuar nga shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë grabitësish të përbërë nga ish-ushtarakë me origjinë nga Evropa Lindore, të cilët ishin kthyer në makthin e vilave luksoze në provincën jugore të Málagës

Autoritetet Spanjolle konfirmuan arrestimin e gjashtë anëtarëve të grupit, mes tyre edhe kreun e tyre që raportohet të jetë një shqiptar. Gjatë operacionit, policia spanjolle tha se iu gjeti dhe iu sekuestroi grupit të grabitësve, bizhuteri, ora, para cash dhe armë. Në total, kjo bandë dyshohet të ketë kryer 71 grabitje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Malaga e Marbella.

Në të paktën katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike. Policia tha se grupi i grabitësve që njihte shumë mirë teknikat ushtarake, përdorte masa të rrepta sigurie personale me qëllim që të mos zbuloheshin. “Ata ishin të trajnuar për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të tyre, vepronin shpejt dhe me efikasitet”, tha një zyrtar i policis

Sa për kreun e grupit, që siç raporton BBC dyshohet të jetë shqiptar, thuhet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri.

Policia thotë se ka mundur të zbulojë grupin në fjalë falë ndihmës së një biznesmeni vendas./O.S

Të fundit

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut,...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Lajme të tjera

Web TV