Eksperti tregon se si te shmangim mashtrimet me shitjen e pronave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenomeni i shitjes të së njëjtës banesë disa herë në persona të ndryshëm me ndryshimet e reja ligjore ka bërë që të zhduket. Agjenti imobilar Pëllumb Stoli i ftuar në një emision televiziv, tha se ky fenomen ka qenë i zakonshëm kur shitja bëhej direkt mes blerësit dhe firmës së ndërtimit, ndërsa sot me ligjet  e reja është noteri që garanton që një pronë të mos rishitet disa herë.

Stoli tha se çdo firmë ndërtimi ka noterin e tij dhe ai bën regjistrimin e pronës në Hipotekë që në shit-blerjen e parë duke bllokuar automatikisht shitjen e banesës për herë të dytë tek një tjetër person.

“Siguria juridike është parësore në blerjen e një shtëpie. Dikur blerja e një apartamenti ka qenë drejtpërdrejtë me firmën e ndërtimit, ndërsa sot është noteri në mes. Me firmën e ndërtimit hasje probleme sepse prona shitej disa herë dhe nuk ka pasur përgjegjësi juridike në kryerjen e transaksionit të parave.  Sot nëse blen një apartament edhe në fazë karabinaje pa certifikate pronësie ke mundësinë që banesën ta regjistrosh në Hipotekë. Nëse kjo banesë shitet sot dy here te del në Hipotekë e regjistruar dhe bllokohet dhe nuk bëhet më blerja e dyfishtë apo trefishtë siç ka pasur raste. Është noteri që bën të gjitha veprimet e shit-blerjes dhe çdo firmë ka noterin e përcaktuar. Fakti që prona është lënë kolateral nuk përbën një problem pasi ka kaluar fillimisht në sitën e  bankës dhe është prona më e sigurt juridikisht. Si procedurë zgjat pak më shumë kur prona është lënë kolateral, por je më i mbrojtur juridikisht”, tha Stoli.

Grup-mosha e trete, për Stolin është edhe ajo më e lehta për t’u mashtruar sepse kanë mungesë informacioni dhe nuk dinë si mund të kryhet një transaksion shit-blerje.

Lexo edhe :  Fushata nuk prek euron/ Kursi i këmbimit, luhatje minimale gjatë dhjetë ditëve të para

Lidhur me rritjen e çmimeve, agjenti imobilar Stoli tha se trendi do të vijojë të jetë i lartë pasi ka kërkesë blerje.

“Trendi i çmimeve të apartamenteve është rritës dhe kërkesa është e madhe. Investimet behën nga paratë e emigracioni ose të huaj që po investojnë në bregdet, investimet në zonat rurale. Ka kërkesë konstante. Metri katror mesatar është 1500 euro, ku minimalja shkon 700 euro dhe maksimalja në 4000-4500 euro. Çmimi është i lartë se kërkesa është e madhe. Rritja e produkteve të ndërtimit dhe rritja e taksave të shitjes do të rrisë çmimin”, tha ai./E.T

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV