I mbante të mbyllura gruan, nënën dhe vajzën/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar me iniciale J.Zh., pasi mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten, nënën dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej.

35-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe u bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikonin me asnjë person.

Njoftimi i Policisë: 

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në DVP Tiranë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.

Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Lexo edhe :  “Shtëpia e Bardhë ndryshoi qëndrim për Covid 19”, mjeku: Shumë shpejt edhe për vaksinat…

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./e.t

Të fundit

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Mësohet...

Njerëzit e zgjuar zgjedhin vetminë për një arsye shumë interesante

Shumë njerëz besojnë se vetmia shkaktohet nga paaftësia për t’u socializuar apo mungesa e miqve. Por rezulton se edhe kur jemi të rrethuar nga...

Dështon për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë votuar Albulena Haxhiun, propozimin e...

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Britaninë e...

Shkencëtarët zviceranë: Po hidhni ar 22 karat në kosh pa e kuptuar! Ja pajisja ku gjendet

Jo çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, por me siguri disa nga ato që konsideroni plehra mund të fshehin pjesë të...

Lajme të tjera

Web TV