Politikanët e lartë në SPAK?/ Dumani: Do thirren kur të ketë prova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë kreu i SPAK reagoi dhe ndaj iniciativës së maxhorancës për krijimin e një grupi për kontrollin e institucioneve të pavarura në vend. Konfirmoi se presioni i politikës nuk i bën përshtypje as atij dhe as prokurorëve të këtij institucioni. Ndërsa tha se referuar provave do të thirren në SPAK Rama dhe Meta.

 Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka deklaruar se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha. Teksa SPAK ka nisur një hetim për çështjen “McGonigal”, Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse në pyetje do të merret edhe kryeministri Rama, i përmendur në dosje.

Për këtë Dumani tha se nuk kanë rëndësi emrat, por provat. “Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë”, është shprehur Altin Dumani. Ai tha se edhe akuzat që bëhen nga persona, duke mos përmendur Sali Berishën, i cili e ka refren SPAK dhe Dumanin i bëjnë prokurorët të ndjeshëm. “Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare. E kemi ditur se do ndeshemi me keto situata dhe mua nuk më bën pershtypje por as prokurorëve dhe problemi është nese retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar”, tha Dumani. “Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj qe ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonigal dhe gjithë kriteret duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar”, tha Dumani. Ndërsa në lidhur me hetimet për Ilir Metën, Dumani tha se: “Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna”.Altin Dumani, gjatë takimmit me studentët shtoi se SPAK e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën. Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur. “SPAK në dhjetor bëri 4 vjet nga krijimi. Ai është bërë funksional vetëm vitin e kaluar pasi u plotësua organika. I kushtojmë rëndësi kryesore integritetit. Duhet të kesh vlera profesionale dhe integritet në detyrat e mëparshme. I nënshtrohemi vettingut, heqim dorë nga privatësia, kemi dorëzuar e-mail, nr tel, e çdo gjë tjetër. Ndërsa drejtuesit e BKH i nënshtrohen edhe testit të poligrafit. Mirë ka bërë ligjvënësi që ka vënë këto kritere. Jemi përpjekur të vendosim njerez me integritet. Koha do ta tregojë pasi jo çdo gjë shkon vaj. Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve edhe me politikën. Jemi përditë në këtë luftë. Kemi dhënë shenja. Për të folur për suksese duhet të presim vendimin e gjykatave, për subjektet e nivelt të lartë. Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme, por jo e pamundur”, tha ai.

Lexo edhe :  'Na duhej stadiumi San Siro!' ANSA jehonë takimit të Ramës me shqiptarët në Milano

 

Të fundit

“Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur!”/ Shehi: Aksioni i opozitës i gabuar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës. Shehi...

VIDEO/ Rama vijon ironinë me Bardhin: Ore kush je…?!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është...

Çfarë pritet të ndodhë nga OSHEE me mbi 1 mijë abonentë

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e...

“Meta me parti inekzistente…”, Fevziu e thotë troç: Ja kush i fiton zgjedhjet në 2025

Blendi Fevziu, i ftuar në një emision televiziv, tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t'i fitojë Edi Rama, pasi PS është...

Çfarë ndodh kur mizat prekin ushqimin,çfarë problemesh shëndetësore rrezikojmë

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, të cilave i referohet AgroËeb.org konfirmojnë...

Lajme të tjera

Web TV