Robert De Niro pranon se ndihet shumë i lumtur që është bërë sërish baba në moshën 80-vjeçare. Ylli i “Goodfellas” u bë baba i Gia vitin që shkoi me të dashurën Tiffany Chen dhe në intervistën për revistën AARP, u emocionua kur foli për të bijën.
“Çdo gjë që më shqetëson dhe më bën merak ikën sapo e shoh atë”, tha aktori. “Është e mrekullueshme”, shtoi ai.
De Niro theksoi faktin se nuk është aq i sigurt çfarë do bëhet e bija kur të rritet, as nuk është i bindur nëse do arrijë ta shohë prej moshës së vjetër, por pavarësisht kësaj, është i vendosur të shijojë të tashmen.
“Ka një mënyrë shumë të ëmbël sesi të sheh, si të jep vëmendje, të vëzhgon dhe ruan”, nisi të thotë Robert teksa u përlot.
45-vjeçarja Chen, u bë nënë e vajzës në 6 prill të 2023-shit, por De Niro nuk e zbuloi ardhjen e saj në jetë deri një muaj më vonë, kur një gazetar e pyeti për 6 fëmijët dhe ai e korigjoi duke i theksuar: Tashmë janë 7.
Çifti u takua në 2015-ën në setin e “The Intern” dhe u panë në Spanjë bashkë vitin pasardhës.
Disa vite më vonë, instruktorja e arteve marciale dhe De Niro u fotografuan duke festuar 78-vjetorin e tij në Francë.
De Niro është gjithashtu babai i: Drena (52 vjeç), Raphael (47 vjeç), binjakëve Aaron dhe Julian (28 vjeç), Elliot (26 vjeç) dhe Helen (12 vjeç)./E.Ç