Dibër/Ndihmuan çiftin zviceran që u bllokua në Korab,Bashkia ndan certifikata mirënjohje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Bashkia Dibër ndan certifikata mirënjohje për dy policët e kufirit, 4 djemtë e Kalasë së Dodës dhe Grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

 

Këto ishin djemtë që sakrifikuan jetën natën e 21 janarit nën temperatura të ulëta -25°, shkuan në bjeshkët e Korabit dhe u përballën me stuhinë, për të shpëtuar dy turistët Zviceranë që i kishte zënë orteku.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Bashkia dhe komuniteti Dibran, në shenjë mirënjohje për xhestin fisnik që ato kanë bërë”, thuhet në njoftim.

Bashkia Dibër, komuniteti Dibran dhe mbarë shqiptar u shpreh mirënjohje pafund për ndihmën e tyre të çmuar dhe aktin human, policëve Ramadan Përzhilla, Tefik Istrefi, si dhe banorëve Pëllumb Lamallari, Korab Visha, Alfred Lita, Zekri Brika.

Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë  grupit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe reaguan në kohë rekord duke u ardhur në ndihmë çiftit zviceran./O.S

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren në Zagreb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë...

Zbulimi i NASA-s në Mars që i la pa fjalë shkencëtarët

Roveri “Perseverance” ka kaluar mbi katër vjet në Mars që nga ulja e tij më 18 shkurt 2021. Misioni i tij kryesor është eksplorimi...

Rama:Skënderbeu i vuri gardh Perandorisë,se e dinte që vendi i Shqipërisë ishte në Europë

Teksa shkoi drejt fundit të fjalës së tij para të rinjve socialistë në prezantimin e kandidatëve për qarkun Lezhë në zgjedhjet e 11 majit,...

“Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës

Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën. Batuat erdhën pasi ministri Manja...

Avioni i United Airlines kthehet pas dy orësh fluturimi, piloti kishte harruar pasaportën

Një aeroplan që u nis nga Los Anxhelosi për në Shangai u kthye pasi piloti kuptoi se kishte harruar pasaportën e tij. “Të shtunën, fluturimi...

Lajme të tjera

Web TV