Kryeministër shqiptar në RMV/Rama: Ajo që bëri Ali Ahmeti, leksion historik për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e konsideron një arritje historike që për herë të parë Maqedonia e Veriut do të ketë një Kryeministër shqiptar, edhe pse për pak kohë me mandatin e një qeverie tranzitore.
Dhe këtë meritë, kreu i qeverisë shqiptare ia atribuon Ali Ahmetit, për të cilin thotë se ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Rama e vlerëson si një leksion historik ndaj të gjithëve dhe brezave të ardhshëm, sjelljen e Ali Ahmetit në politikën maqedonase për të drejtat e shqiptarëve në atë shtet.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet. Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Talat Xhaferi pritet që nesër të votohet si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut sipas një marrëveshje të bërë më herët mes partisë shqiptare BDI të Ali Ahmetit dhe partisë maqedonase LSDM, të cilat janë në koalicion së bashku./O.S

 

 

Të fundit

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni,...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Në Shqipëri po vijnë turistë të varur nga droga: pushime dhe trajtim

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të...

Lajme të tjera

Web TV