test

I ftohti i acartë në Bulqizë/ Rritet çmimi i druve, kostoja e ngrohjes e papërballueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftohti i acartë i dimrit ka rritur çmimin e druve të zjarrit në Bulqizë. Banorët thonë se temperaturat e ulëta deri në -16 gradë celsius i kanë vënë në vështirësi duke qenë se për ngrohje, ata përdorin më së shumti, sobat me dru. Për ata që nuk i kanë marrë drutë muaj përpara dimrit, kostoja e tyre aktualisht shkon nga 60-80 mijë lekë të vjetra metër kubi.

Kostoja përfshin blerjen, prerjen dhe transportin e druve por shifra, është e papërballueshme për xhepin e tyre. Mjaft prej banorëve i shmangen ngrohjes me energji elektrike, pasi thonë se nuk munden të përballojnë as faturat e rritura të energjisë me të ardhurat që kanë.

Këtë vit qytetarët drutë e zjarrit i kanë siguruar më së shumti në tregun privat, që e ka rritur çmimin e druve më shumë se vitet e tjera. Sipas tyre privatët abuzojnë për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrisin çmimin ndaj banorët kërkojnë nga pushteti vendor që të marrë masa që shërbimi i furnizimit me dru zjarri të bëhet në vijimësi përmes firmave kontratuale të Bashkisë Bulqizë./e.t

Të fundit

Kërkesa e fundit për liri/ Berisha kërkon në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë

Mbahet këtë të martë në Apelin e GJKKO-së seanca për Sali Berishën, i cili kërkon që t’i hiqet masa...

Ecni apo flisni në gjumë? Ja pse ndodh

Problemi me ecjen në gjumë dhe të folurit në gjumë mund të jetë mjaft serioz, ndaj mjekët paralajmërojnë se ndonjëherë duhet të konsultoheni me...

Mbappe shmang operacionin në hundë, francezi do të vendosë maskë në ndeshjet e mbetura

Franca fitoi minimalisht përballë Austrisë në ndeshjen e parë të Euro2024, por pas ndeshjes vëmendja më e madhe ishte tek Kylian Mbappe. Kapiteni i...

Çdo të thotë të jesh pjesë e një partie ‘non grata’ nga Perëndimi në Shqipëri?

Nga Ylli Pata Vendimi i Apelit të Londrës për rastin Sali Berisha nuk se ishte ndonjë lajm i madh. Dukej më shumë një rutinë proceduriale. Thelbi i...

Profesori i Koresë së Jugut prodhon kokrra orizi me mish brenda!

Kompanitë në mbarë botën kanë kërkuar prej kohësh të komercializojnë alternativat e mishit, të tilla si mishi me bazë bimore ose të kultivuar, për...

Lajme të tjera

Web TV