Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me zyrtarë të policisë së Durrësit duke kryer analizën vjetore të këtij departamenti.
Gjatë fjalës së tij, ministri Balla kërkoi rihetim të 50 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qarkun e Durrësit, në 30 vitet e fundit.
“Pjesë e analizës sot në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ishte edhe rihapja e dosjeve të vjetra të cilat janë mbi 50 ngjarje të rënda kriminale, por edhe intensifikimi i punës së përditshme të policisë për arrestimin e 560 personave të shpallur në kërkim”, u shpreh Balla./O.S