E rëndë/ Vëllai jeton me motrën e vdekur në banesë prej ditësh, policia hyn me forcë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një thriller i ri po zhvillohet në Selanik me një grua të gjetur të pajetë nga policia në banesën ku ajo jetonte në qendër të qytetit. Sipas informacioneve të para, trupi i gruas u gjet në orët e para të pasdites kur efektivët e policisë u thirrën në rrugën Agios Dimitriou për të transferuar në klinikën psikiatrike një burrë, i cili ishte vëllai i gruas. Burri thuhet se ishte reagues dhe jo bashkëpunues me oficerët për disa kohë. Por, forcat e rendit kanë arritur ta transferojnë në klinikën psikiatrike.

Kur policia ka hyrë në banesë ka gjetur trupin e një gruaje të mbuluar me dhjetëra batanije, ndërsa sipër saj kishte mobilje, foto dhe kryqe. Alarmi është dhënë menjëherë, ndërsa sipas informacioneve të para trupi mësohet se është në kalbje të avancuar dhe të gjitha mundësitë janë të hapura nga policia.

Sektori i Krimeve Kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut ndodhet në vendngjarje, ndërsa është thirrur edhe një mjek. Nga ekzaminimi makroskopik që ka kryer në trupin e gruas nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale dhe 60-vjeçarja rezulton se ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike. Do të jetë autopsia, ajo që do të përcaktojë shkaqet përfundimtare.

Ndërkohë banorët e lagjes flasin për një erë të keqe të fortë javët e fundit nga banesa, pasi trupi është gjetur në kalbje të avancuar. Vëllai i saj, i cili u dërgua në klinikën psikiatrike, jetoi me trupin në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe. Sipas të dhënave fillestare, trupi i gruas duket se ka qenë në shtëpi prej të paktën një jave./O.S

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV