Samiti B-40/ Mblidhen në Tiranë përfaqësuesit e qyteteve më të mëdha të Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë zbarkuan sot me dhjetëra delegacione të qyteteve më të mëdha të Ballkanit, për të nisur kështu samitin e B-40, Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, që do të zgjasë për tre ditë në kryeqytet.

Këtë vit Tirana do të mbajë presidencën e B-40, ç’ka do të thotë që do të jetë përgjegjëse për organizimin e punës ndërmjet qyteteve si dhe nismëtare e projekteve të përbashkëta.

“Qytete anëtare të B-40 janë mbi 54 dhe në axhendë të Tiranës ka dhe anëtarësime të reja që do bëhen gjatë gjithë vitit. Këto ditë do ketë rreth 30-40 qytete të tilla. Nesër shpallet presidenca e Tiranës gjatë samitit. Gjëja e parë që do bëjmë është që do mbyllim vitin si qyteti europian i sportit në parkun olimpik  dhe më pas një pritje për të gjithë, për t’i lënë mundësi që nesër të ketë punë gjatë gjithë ditës”, tha Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

B-40 në parim ka 4 shtylla kryesore, bashkëpunimin ndaj krizave dhe ndryshimeve klimaterike, zhvillimin ekonomik dhe kulturor, digjitalizimin e shërbimeve si dhe pjesëmarrjen e bashkëpunimin.

“Një ndër nismat kryesore të Tiranës do të jetë ajo e krijimit të një sinergjie për sa herë që ndodhin ngjarje që janë jashtë kontrollit apo mundësive të qyteteve sidomos atyre të vogla duhet të jemi në gjendje që ato që janë qytete më të mëdha dhe me më shumë përvojë e burime, të jenë në gjendje që të ndërhynë në mënyrë të menjëhershme”, tha Ristani.

Nga shumë kryetarë bashkie që kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë nesër në punimet e Samitit të B-40, takimin e pare, Erion Veliaj e pati me kryetaren e Bashkisë së Sarajevës, më të cilën firmosi dhe një memorandum mirëkuptimi.

Lexo edhe :  OSBE vlerëson AMP-në, mbështetje si partnere afatgjatë

Po ashtu Veliaj priti në takim dhe kryetarin e bashkisë së Sofjes dhe kryetaren e Podgoricës, më të cilët diskutoi mbi forcimin e lidhjeve miqësore.

Pas Stambollit e Athinës, Tirana është e treta që mban presidencën e B-40. Ky rrjet do të shërbeje si një linjë bashkëpunimi mes qyteteve të Ballkanit. E teksa merr presidencën e B-40 për 2024, Tirana përmbyll sot titullin si Qyteti Europian i Sportit./O.S

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV