Dyfishim i tarifave për lejet e drejtimit/ Vendim tinëzar, nuk kanë njoftuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, ka reaguar ashpër pas lajmit se tarifat shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohet, e madje disa prej tyre edhe katërfishohen.

Ai tha se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata si grup interesim, duke e cilësuar një lëvizje në mënyrë tinëzare.

“Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave.

Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme që në të mos jemi në dijeni. Kjo do të sjellë shumë konfuzion pas datën 4 shkurt. Është akrobaci dhe e paimagjinueshme. Ne nuk do rrimë duarkryq. Jemi mbledhur mbrëmë dhe po mbledhim firma dhe do protestojmë. Shqiptarët nuk do të jenë gati për të tilla gjëra. Nuk shkon dot nga njëshi te katra menjëherë. Së pari ne duhej të ishim informuar. Autoshkollat tani janë në prag falimenti, janë të dorëzuara”, tha ai./E.T

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV