Tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi nuk tërhiqen:Jemi gati për konflikt të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mohammed Nasser Al-Atefi, një përfaqësues i grupit rebel Houthi ka deklaruar se militantët janë gati për një konflikt të gjatë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

“Udhëheqja jonë revolucionare ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, kështu që ne jemi gati për një përballje të gjatë me forcat e tiranisë. Amerikanët, britanikët dhe ata që u koordinuan me ta duhet të kuptojnë forcën e Jemenit”, tha Al-Atefi.

Pas përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës, Houthi-t me bazë në Jemen thanë se do të godasin territorin izraelit dhe do të pengojnë anijet e lidhura me ta të kalojnë nëpër Detin e Kuq deri sa konflikti të marrë fund.

Prej nëntorit të vitit të kaluar rebelët e armatosur kanë sulmuar dhjetëra anije mallrash dhe civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit./O.S

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV