Burri i mistershëm i jep pensionistit 5000$ dhe largohet me shpejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Zelandën e re thonë se po kërkojnë për një djalë misterioz esmer me veshje sportive që i ishte afruar një pensionisti, i kishte dhënë $5,000 në para të thata dhe ishte larguar.

78-vjeçari të cilit iu lanë paratë në një zarf nk eshte identifikuar publikisht, por thotë se i riu dukej në të njezëtat. Ai e kishte pyetur për emrin dhe i kishte dhënë zarfin.

Pensionisti kishte kërkuar arsyen ndërsa burri misterioz kishte thënë: “Unë jam vetëm dërguesi”.

Incidenti pazakontë kishte ndodhur më 20 dhjetor të muajit të shkuar dhe policia ende nuk ka zbuluar identitetin e burrit, teksa interesi publik po rritet pas publikimit të pamjeve.

Misteri shtohet më shumë pas pretendimeve se i njëjti person kishte pyetur për pensionistin në shtëpinë e tij por e bija i kishte thënë se i ati nuk ishte në shtëpi, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

I riu në fjalë mbante një kapele të kthyer së prapthi, pantallona të shkurtra, kishte flokë të zi dhe mjekër.

Por prej frikës së përfshirjes së bandave kriminale, pensionisti dhe gruaja e tij ishin larguar për disa ditë nga shtëpia për të qëndruar në një hotel.

Pensionisti thotë se nuk e njihte burrin dhe nuk e dinte si kishte gjetur adresën e tij.

Ai tha për rrjetin vendas ‘New Zealand Herald’: ‘Nga e dinte ai se kush isha unë? Si e dinte se ku jetoja?

“Kushdo që do t’i ndodhte kjo do të shkonte në polici”.

I moshuari thotë se nuk di njeri që t’i ketë mbetur para borxh por shton se ka ndihmuar të tjerët në të kaluarën kur punonte në një zyrë biznesi.

Hetuesi privat Danny Toresen tha për mediat se nuk kishte dëgjuar një histori të ngjashme dhurimi parash papritur e panjoftuar./O.S

Të fundit

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

NGA HASAN BELLO Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të...

Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm/ E marta rikthen reshjet e shiut

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore...

Lajme të tjera

Web TV