Studimi: Noti në ujë të ftohtë mund të zvogëlojë simptomat e menopauzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave fizike dhe psikologjike të menopauzës, të tilla si ndezjet e nxehta, ankthi dhe ndryshimet e humorit, ka zbuluar një studim.

Ato gra që notonin për intervale më të gjata ose notonin më rregullisht gjithashtu përfituan më shumë, thanë shkencëtarët.

Një studim i 1,114 grave që notonin rregullisht në ujë të ftohtë u krye nga shkencëtarët nga University College London (UCL).

Shumica e grave në studim janë midis 45 dhe 59 vjeç, dhe para studimit ato raportuan probleme të tilla si ndezje të nxehta, djersitje gjatë natës, probleme me gjumin, nervozizëm, ankth, ndryshime të humorit, lodhje dhe përqendrim të dobët. Ndërsa, 46.9 për qind e tyre thanë se noti në ujë të ftohtë i ndihmonte me ankthin, një e pesta raportoi një reduktim të djersitjes gjatë natës, ndërsa 31.1 për qind thanë se afshet e tyre u zvogëluan.

Pothuajse gjysma (46.7 përqind) thanë se besonin se aktiviteti i notit përmirësonte ankthin e tyre, ndërsa 37.7 përqind raportuan një ulje të ndryshimeve të humorit. Përmirësimi i gjumit u raportua nga 21 për qind e grave, ndërsa nervozizmi u reduktua në 37.6 për qind./E.Ç

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV