Një nga personat që mbeti i plagosur nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Korçë, ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elvis Mizaku, i cili ishte drejtuesi i një prej mjeteve që u përplas në afërsi të fshatit Belorta. Nga ana tjetër, kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin në makinën e drejtuar nga një 23-vjeçar.
Paraprakisht dyshohet se se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai” dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volksëagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku, dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./O.S