6 Shkurt 1985/ Presidenti amerikan shpall “Doktrinën Reagan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimin e tij mbi gjendjen e shtetit, presidenti i SHBA-sëRonald Reagan, prezanton disa nga konceptet kyçe të politikës së tij të jashtme, duke vendosur atë që duhet të njihet si “Doktrina Reagan”. Doktrina, shërbeu si bazë për mbështetjen e administratës amerikane ndaj “luftëtarëve të lirisë” anembanë globit.

Reagan tha se “liria nuk është një privilegj i një pakice të zgjedhur; por një e drejta universale e të gjithë bijve të Zotit”. Sipas tij, misioni i Amerikës ishte të ushqente dhe të mbronte lirinë dhe demokracinë në botë. Në praktikë, kjo politikë u përkthye në mënyrë të fshehtë në mbështetjen Contras, në sulmet e tyre ndaj qeverisë së majtë Sandiniste në Nikaragua; rebelëve afganë në luftën kundër tyre pushtuesit sovjetik; dhe forcave antikomunistike të Angolës të përfshira në luftën civile të atij vendi.

Presidenti Reagan, vazhdoi të mbrojë veprimet e tij gjatë dy mandateve të tij në detyrë. Gjatë fjalimit të lamtumirës në 1989, ai tha se Doktrina kishte patur sukses në dobësimin e qeverisë sandiniste, kishte detyruar sovjetikët të tërhiqeshin nga Afganistani, dhe i kishte dhënë fund konfliktit në Angola.

Ndërkohë kritikët e brendshëm, i përgënjeshtruan këto deklarata, duke pretenduar se mbështetja ndaj të ashtuquajturve “luftëtarë të lirisë”, kishte sjellë vetëm zgjatjen dhe përshkallëzimin e konflikteve të përgjakshme, si dhe në mbështetjen e SHBA-së për elementet represive dhe jodemokratike në secilin prej atyre vendeve.

Kalendar

6 Shkurt 1900 – Në Hagë të Holandës, ngrihet Gjykata e Përhershme Ndërkombëtare e Arbitrazhit, teksa senati holandez ratifikon një dekret të Konferencës së Paqes së vitit 1899.

6 Shkurt 1922 – Në Uashington, nënshkruhet Marrëveshja Detare e Uashingtonit, që kufizonte armatimin detar të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Japonisë, Francës dhe Italisë.

Lexo edhe :  SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, thotë shefi i Pentagonit

6 Shkurt 1934 – Mbështetësit e disa partive të së djathtës ekstreme, mblidhen përpara pallatit Bourbon në një tentativë grushti kundër Republikës së Tretë Franceze, duke krijuar një krizë politike në Francë.

6 Shkurt 1952 – Elizabeta II, bëhet zyrtarisht Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar dhe zotërimeve të tjera të Komonuelthit, pas vdekjes së babait të saj, Xhorxhi VI.

6 Shkurt 1989 – Në Poloni nisin bisedimet mes Partisë Komuniste dhe sindikatave të ndryshme në vend, duke shënuar kështu fillimin e përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore.

6 Shkurt 2000 – Lufta e Dytë e Çeçenisë:Rusia pushton kryeqytetin Grozni, duke e detyruar të mërgojë qeverinë separatiste çeçene.

Të fundit

Megi humbi jetën ditën e Dashurisë, çifti ishte fejuar dy muaj në parë!

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku...

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të investojnë më shumë energji dhe...

Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Në letrën e Mbreti...

Media amerikane: Gjirokastra, destinacioni për t’u eksploruar gjatë vitit 2025

Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak...

Ndryshojnë rregullat për kreditë! Rregulloret e reja të BSH

Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kreditë konsumatore. Për të gjitha subjektet financiare jobanka do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV