Shqiptarët bëjnë ‘namin’ në Itali, sulm me vaj të nxehtë dhe i vendosin flakën burgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përleshje mes bandave ështe regjistruar ditën e djeshme në burgun Fiorentin të Solliccianos. Mësohet se në përleshje janë përfshirë të burgosur shqiptarë dhe nigerianë. Ngjarja nisi pak pas orës 18:00 kur disa të burgosur filluan të fyenin dhe dhunonin njëri-tjetrin.

Disa të burgosur tentuan të sulmonin të tjerët duke përdorur vaj të nxehtë. Gjatë trazirave kanë shpërthyer edhe disa flakë, aq sa në Sollicciano ka qenë e nevojshme ndërhyrja jo vetëm e policisë por edhe e zjarrfikësve. Në burg kanë mbërritur edhe disa autoambulanca.

Përveç plagëve të disa të burgosurve, dy oficerë burgu pësuan gjithashtu lëndime dhe u trajtuan në spitalin San Giovanni di Dio në Torregalli.  Pas disa orësh dhe falë ndërhyrjes së oficerëve të shumtë nga zona të tjera të burgut, qetësia u kthye dalëngadalë në të dy seksionet. Sekretari i përgjithshëm i sindikatës së agjentëve Osapp, Leo Beneduci u shpreh se situatë në këtë burg nuk është e re.  Nuk është hera e parë në muajt e fundit që disa oficerë kanë përfunduar në dhomën e urgjencës pas sulmeve ndaj të burgosurve./e.t

Të fundit

Forbes: Shqipëria, destinacion trend!

Shqipëria ka hyrë në listën e destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët këtë verë, shkruan Forbes España. Sipas të dhënave nga...

Dyshime se rrjedhin nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 6 pasuri, prona të shtetasit S.T, i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas një njoftimi zyrtar nga...

“Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur!”/ Shehi: Aksioni i opozitës i gabuar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës. Shehi u shpreh në një intervistë...

VIDEO/ Rama vijon ironinë me Bardhin: Ore kush je…?!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është...

Çfarë pritet të ndodhë nga OSHEE me mbi 1 mijë abonentë

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e...

Lajme të tjera

Web TV