U siguronte “shtëpitë e barit”/ Dënohet aleati i shqiptarëve në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar britanik, pronar i disa ndërtesave të ndryshme që i lejoi të përdoreshin si “shtëpi bari” është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat shkruajnë se Jeremy Southgate lejoi një bandë kriminale shqiptare që të merrte shtëpitë e tij në Hull, ku u drejtuan gjithsej 17 “shtëpi bari” me vlerë miliona Paund.

Southgate i blinte pronat lirë në ankand dhe më pas nisi një agjenci false për qiradhënie që t’i menaxhonte ato. Në gjykatë u zbulua se 63-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte të ardhura të mëdha legjitime, por kishte marrë me mashtrim dy hua për rikthimin e Covid duke mbivlerësuar të ardhurat e tij aktuale nga qiraja për ta ndihmuar në financimin e skemës që kishte në mendje.

Gjithnjë sipas mediave, ai nisi të bashkëpunonte me shqiptarët që nga Shtatori i vitit 2019. Në të gjitha rastet e ngritjes së “shtëpive të barit”, energjia vidhej.

“Këto ishin pronat e tij. Ai përdori një biznes legjitim si kamuflazh. Qiraxhinjtë fantazmë ishin regjistruar si banues në shtëpitë ku kultivohej kanabis”, tha prokurori i çështjes, Rupert Doswell.

Si pasojë e këtij operacioni kaq të madh janë prodhuar gjithsej rreth 911 kilogramë kanabis, duke përfituar më shumë se 11 milionë Paund në vit për bandën. Gjatë një kontrolli në një anije të zotëruar nga Southgate, policia gjeti mbi 300 mijë Paund cash dhe dokumente të falsifikuara identiteti.

Avokati mbrojtës i anglezit tha se Southgate kishte rol të kufizuar për të garantuar ndërtesat. Megjithatë, ai u shpall fajtor për prodhim të drogave të klasit B, pastrim parash dhe mashtrim. Kështu që mori një dënim prej 11 vitesh në burg.

“Ishe i përfshirë në mënyrë aktive”, i tha gjykatësi.

Lexo edhe :  Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli, qyteti turistik vendos ligjin dragonian

Por bashkë me Southgate u dënuan edhe disa shqiptarë si të përfshirë në këtë ngjarje. E Mrishaj i dënua me 5 vjet e gjysmë burg, D. Mrishaj dhe E. Rrushi u dënuan me 3 vite dhe F. Kasaj me 7 vite.

/O.S

 

Të fundit

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV