Pas shekujsh izolimi, Japonia në fund të viteve 1800 ishte një vend që po modernizohej me shpejtësi dhe me një fuqi ushtarake që po rritej. Japonia kishte shpartalluar ushtrinë kineze në një konflikt mbi Korenë dhe kishte marrë territorin duke përfshirë Gadishullin Liaotung, një copë toke e rrethuar me ujëra, e cila lidh perëndimin e Koresë me një port të çmuar detar.
Por Rusia, Franca dhe Gjermania, të shqetësuara nga ndikimi në rritje i Japonisë në rajon, me Tokion e armatosur rëndë, ia dorëzuan Kinës gadishullin me rëndësi strategjike.
Dorëzimi – një poshtërim për Japoninë – i shoqëruar nga Shën Petersburgu që më pas mori me qira Gadishullin Liaotung dhe portin e tij me ujë të ngrohtë, Portin Arthur, nga Kina për 25 vjet.
Anijet luftarake ruse u ankoruan shpejt në portin aziatik dhe hekurudha trans-siberiane u zgjerua nëpër gadishull, që do të thotë se ushtarët dhe materialet mund të dërgoheshin nga Shën Petersburg në Portin Arthur brenda pak ditësh. Cari i Rusisë në atë kohë u përball me një popullsi të pakënaqur dhe gjithnjë e më të shqetësuar. Një këshilltar e kishte paralajmëruar Nikolasin se “për të penguar një revolucion, na duhet një luftë e vogël fitimtare”.
Shoqëria japoneze ishte e zemëruar me humbjen e gadishullit Liaotung, i cili në vend shihej si plaçkë e ligjshme e luftës, por Tokio nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte diktatin.
Japonia kishte zero shanse për ta fituar ndonjë konflikt të mundshëm me fuqitë e kombinuara të Rusisë, Francës dhe Gjermanisë. Por, Japonia shpejt mori biletën e saj për t’u tërhequr në formën e një traktati të kompleks me Britaninë. Aleanca anglo-japoneze e vitit 1902 e detyronte secilin vend të mbronte tjetrin nëse sulmohej nga dy ose më shumë vende të tjera. Nëse do të shpërthente lufta mes Rusisë dhe Japonisë, dhe një vend i dytë do të mbante anën e carit, Britania do të ishte e detyruar të përfshihej në konflikt në anën e Japonisë. E inkurajuar nga traktati, Japonia filloi fshehurazi të bënte plane për luftë, duke derdhur pjesën më të madhe të buxhetit të saj shtetëror në përgatitjet ushtarake.
Më pas, vonë natën e 8 shkurtit të vitit 1904, një flotë detare japoneze nisi një sulm të fshehtë me torpila ndaj Skuadrës së Parë të Paqësorit të Rusisë brenda Portit Arthur. Tri orë më vonë, Japonia shpalli luftë. Flota ruse u shkatërrua. Gjatë luftës që pasoi mes dy vendeve, Japonia korri një sërë fitoresh vendimtare mbi rusët, të cilët e nënvlerësuan potencialin ushtarak të kundërshtarit të tij jo-perëndimor. Në mars, trupat ruse u mundën në Shenjang të Kinës, dhe në maj, flota ruse pësoi një tjetër humbje të rëndë pranë ishujve Tsushima. Këto disfata e bindën Rusinë, se rezistenca e mëtejshme kundër planeteve imperiale të Japonisë mbi Azinë Lindore, qe e pashpresë. Në gushtin e vitit 1905, presidenti i SHBA-së Theodore Roosevelt ndërmjetësoi një traktat paqeje në Portsmuth, Nju Hejmpshajër. Japonia doli nga ai konflikt si fuqia e parë botërore jo perëndimore. Performanca katastrofike e ushtrisë ruse në luftë, ishte një nga shkaqet e menjëhershme të Revolucionit të vitit 1905.
Kalendari
8 Shkurt 347 – Lufta Civile Bizantine e viteve 1341-1347, përfundon me një marrëveshje për ndarjen e pushtetit ndërmjet Gjonit VI Kantakuzenos dhe Gjonit V Paleologos.
8 Shkurt 1887 – Akti Dawes, autorizon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të sekuestrojë tokat e fiseve indiane, dhe t’ua ndajë atë në ngastra më të vogla amerikanëve me origjinë evropiane.
8 Shkurt 1962 – Nëntë sindikalistë vriten nga policia franceze me nxitjen e ish-bashkëpunëtorit të nazistëve Moris Papon, asokohe shefi i Prefekturës së Parisit të Policisë.
8 Shkurt 1968 – Një sulm ndaj studentëve zezakë në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut, që po protestonin kundër ndarjes racore, shkakton 4 të vdekur.
8 Shkurt 2010 – Një stuhi e furishme në malet Hindu Kush të Afganistanit, shkakton 36 ortekë dëbore, duke zhdukur mbi 2 kilometra rrugë, dhe duke vrarë të paktën 172 njerëz dhe bllokuar mbi 2.000 udhëtarë.
8 Shkurt 2014 – Një zjarr në hotel në Medinë të Arabisë Saudite i merr jetën15 pelegrinëve egjiptianë, dhe shkakton plagosjen e 130 të tjerëve.