test

“Itinerari” i emigrantëve, VOA: Në Shëngjin e Gjadër, personel italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me marrëveshjen e vulosur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni, emigrantët që do të shpëtohen pranë vendit fqinj do të mund të presin në Shëngjin shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil, e më pas, do të dërgohen në Gjadër, ku do të akomodohen dhe do të mbështeten nga një staf italian, duke siguruar që Italia të mbajë përgjegjësi ligjore për mirëqenien e tyre.

Kjo është e para marrëveshje e një vendi jo anëtar të BE-së i cili pranon emigrantë për një vend të bllokut, ndërsa Komisioni Europian në Bruksel, kujton VOA, e pohoi se programi italo-shqiptar është në përputhje me ligjet e unionit. Marrëveshja është llogaritur të zgjasë pesë vjet, kohë gjatë së cilës, Shqipëria pritet të strehojë deri në 3000 emigrantë, vazhdon shkrimi që i bën jehonë artikullit të Reutersit, i cili e përshkronte ujdinë si shembullin e parë në Europë.

Agjencia e njohur e lajmeve citon Mhill Markun, ish-oficer shqiptar nga Shëngjini, katër fëmijët e të cilit jetojnë në Itali, të pohojë se “e mirëpret këtë marrëveshje pasi e ndjej një detyrim shpirtëror sepse fëmijët e mi janë rritur në vendin fqinj. Italia ishte aty për ne në ditët më të vështira të historisë sonë në vitet ’90, u bë porta e Shqipërisë”, shton ai.

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV