Ja sa shpenzojnë shqiptarët për konsumin e mishit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar harxhon mesatarisht gjatë vitit 2022 rreth 385 euro për konsumin e mishit. Të dhënat tregojnë se shpenzimet në vendin tonë për këtë produkt u rritën 17% në raport me vitin paradhës.

Llogaritë dalin nga Eurostat, që e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për shumën që paguajmë për frymë. Sipas klasifikimit, e fundit është Turqia me 258 euro për frymë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 265 euro mish për frymë, Bullgaria me 300 euro, Polonia me 329 euro, Hungaria me 339 euro Bosnja me 370 euro dhe Shqipëria me 385 euro.

Në krahun tjetër shpenzimet më të larta për mish në Europë janë Luksemburg ku shpenzohen 790 euro në vit për frymë. Më tej në renditje ne Islanda me 785 euro, Zvicra me 740 euro, Belgjika me 719 euro mish për frymë të shpenzuara në vit.

Mishi kushton më shtrenjtë në Luksemburg dhe në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.5 herë më i lartë se në pjesën tjetër të Europës. Sipas klasifikimit, niveli i çmimeve është kryesisht më i lartë në vendet e Europës së Veriut si Islanda, Danimarka dhe Luksemburgu.

Në vendet e lindjes mishi është një produkt i lirë në krahasim me Europën Perëndimore.

Në Shqipëri vitet e fundit çmimi i mishit është rritur, duke reflektuar problemet me prodhimin vendas për shkak të rënies së numrit të krerëve. Në krahun tjetër kërkesa po vjen gjithnjë e në rritje nga flukset e larta turistike./O.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV