Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të diskutuar për Kosovën. Kjo ka ardhur pas kërkesës që ka bërë Serbia dhe që është përkrahur edhe nga Rusia, e ku do të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë që lidhen edhe me vendimin për ndalimin e dinarit.
Serbia në një letër të 5 shkurtit drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit kërkoi një takim urgjent për të diskutuar situatën në Kosovë, duke thënë se aktet e njëanshme të Kosovës përfaqësojnë një shkelje të hapur të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999.
Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Në një deklaratë për shtyp të 6 shkurtit, Ziadeh bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë kohën e përshtatshme për të lejuar komunikim efektiv dhe komunikim adekuat të komuniteteve, të diskutohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE./O.S