Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pagoi 120 mijë euro për rrahjen e gruas, dërgohet për gjykim dosja e avokatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për të kaluar në gjykim themeli dosjen në ngarkim të avokatit Alban Bengasi. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi dhe më pas arrestimi i Alban Bengasit nisi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka deklaruar si ishte paguar nga avokati për të dhunuar ish bashkëshortes, me të cilën ka dhe fëmijë.

SPAK njofton se rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën ‘Mihal Grameno’, Tiranë. Në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi) ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person. Ky i fundit e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, të gojës dhe tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Alban Bengasi në një emision televiziv në Top Channel

Hetimet e kryera nga  Prokuroria e Posaçme, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

“Konkretisht, i pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes. Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi  ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes”, njofton prokuroria.

Blerta Ruçi në spital pas dhunës

Këta shtetas, shtojnë të njëjtat burime, kanë bashkëvepruar në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktivitetin e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke patur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale.

Lexo edhe :  Sherri në Tiranë, 3 persona përfundojnë në spital

Pas arrestimit në Shtator të vitit të kaluar, Bengasi është lënë nën masën arrest me burg nga gjykatat. Gjatë seancave gjyqësore, i akuzuar ka mohuar akuzat ndaj tij.

 

/O.S

Të fundit

Maqedonia e Veriut kryeson për investimet e huaja nga BE, Shqipëria nga fundi

Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri...

10 dhjetor 1986/ Lirohet nga internimi Andrei Sakharov, fizikanti bërthamor

Mikhail Gorbachev, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, liron Andrei Sakharov dhe gruan e tij nga internimi në Gorky. Sakharov u arrestua së bashku me gruan...

“Si në kohën e Koçit”/ Kongresi i parë i PPSH-së dhe raporti i Tuk Jakovës

Kastriot Kotoni Zakonisht kohët ndonjëherë marrin edhe emrin e perandorëve mbretërve, princërve e princeshave, kontëve e baronëve dhe heronjëve, ministra e kryeministra dhe artista e...

10 dhjetor 1901/ Çmimet Nobel si ndanë për herë të parë

Në 10 dhjetor 1901, ndahen për herë të parë Çmimet Nobel. Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze (e cila kërkonte të vendoste...

“Pearl Harbor” misteret e sulmit që bëri Amerikën të futej në Luftën e Dytë Botërore

Nga Leonard Veizi 353 avionë të Marinës Perandorake Japoneze u sulën mbi “Portin e Perlave”, për ta kthyer atë në një enklavë kufomash. Ky ishte...

Lajme të tjera

Web TV