Narkomanët/ Shefi i Urgjencës: Ka shumë aksidente, t’u hiqet leja e drejtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janari ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve rrugore, 10 në ditë, ndërkohë që shumë prej tyre konstatohet se ndodhin për shkak të përdorimit të alkoolit apo lëndëve narkotike nga drejtuesit e automjeteve.

Shefi i urgjencës Kombëtare Skëdner Brataj propozon të krijohet bazë ligjore për të kaluar në sitë të gjithë përdoruesit e substancave narkotike e tu hiqet patenta, referuar kjo modelit italian.

“Fakti që kemi pasur 80 mijë makina të regjistruara do të ketë rritje patjetër të aksidenteve…”, tha ai.

Heqja e lejes se drejtimit, thotë Brataj, të bëhet derisa personit t’i dalin analizat e gjakut të pa kontaminuara nga substancat.

“Në çdo aksident të testohen përveç se për alkool edhe për lëndë narkotike, të gjithë ata që janë përfshirë në aksidente të dërgohen në spital për testim. Ata që refuzojnë automatikisht të konsiderohen përdorues e t’u hiqet  leja e drejtimit”, u shpreh ai.

Sipas Brataj testimi është edhe më i domosdoshëm për të gjithë personelin mjekësor, dhe drejtues të automjeteve të transportit publik.

“I gjithë personeli mjekësor në fakt, mjekë, infermierë, drejtues të ambulancave, autobusëve, taksive, drejtues të mikrobusëve të nxënësve, duhet zero alkool gjatë orarit zyrtar të punës . Duhet të monitorohen në vazhdimësi e t’u hiqet leja e drejtimit derisa të rezultojnë të pastër”, tha ai./O.S

Të fundit

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund...

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV