Asamble dhe revolucion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Janë dy terma që nuk shkojnë gjëkundi bashkë. E ndërsa Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste, duke konturuar “piketat” e fushatës së 2025, duke thirrur në llogaridhënie gjithë drejtuesit politikë dhe ata socialistë, Berisha ka zgjedhur të bitisë “revolucionin” nga banesa e tij.

As Fidel Kastro nuk do ta kishte menduar ta bënte. E ndërsa Edi Rama, bën bilancet e tij pozitive për investimet, integrimin, takimet me liderët në Europë, ndërsa Edi Rama pret të takojë Blinken në Tiranë, pak metra më tutje, në një rrugicë mblidhen dhe ngrejnë zërin e tyre “revolucionarët”.

Shajnë, akuzojnë dhe ofendojnë “regjimin, klikën, kryeministrin, ministrat, amerikanët, europianët”, dhe pastaj deklarojnë çdo natë “fitoren”. E habitshme. Edhe Basha këtë bënte 2 vjet e gjysëm më parë, tek deklaronte “fitoren pas protestës”.

Duket se qenka “genetike” në atë parti, fitorja nga selia dhe rrugica. E vetmja “shpresë” për revolucionarët mbetet intervista e Arben Ahmetajt, “akuzat” e tij, zigzaket dhe shfajësimet  që ai bën ndaj vehtes, duke treguar me gisht ish-shokët e tij socialiste.

E ndërsa Edi Rama mbledh të vetët, Asamblenë, apo dhe kongreset për të ndezur “motorrët” e fushatës pasi nuk ka kohë të tepërt për të humbur, në krahun tjeter, buçasin fjalimet e “revolucionareve”, tek ftojnë shqiptaret të mblidhen në 20 Shkurt. Me demek për të “hedhur nga froni kreun e regjimit Rama, ashtu siç hodhëm Enverin”.

Dhe gallata me “hedhjen e bustit të Enverit” vazhdon prej 33 vitesh. E tregon gjithmonë Berisha, sikur “ai ka hedhur bustin e Enverit dhe solli demokracinë”. Në fakt këto përralla dimri, me “20 shkurte, me përmbysje regjimi dhe sjellje të pluralizmit”, mund ti besojnë  sot vetëm gjimnazistët. Edhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada, sërish në PD, e dinë se është viti 1990 apo 1992.

Lexo edhe :  Më lër të flas...

Eshtë fatale mungesa e kujtesës, mungesa e ndërgjegjësimit për kohën ku jetojmë. Akoma dhe sot Berisha u flet të tijëve për “bllokmenë, regjim, komunizëm, socializëm, agresion, luftë ndaj pronarëve dhe përmbysje me revolucion”.

E ndërsa Edi Rama po punon qysh sot për fitoren e PS në zgjedhjet e reja në 2025, në një rrugicë diku, mblidhen poshtë ballkonit të ish-liderit të tyre revolucionarët e fundit, të një partie ky veç emri u ka mbetur “demokratike”, pasi të tjerat kanë mbetur siç kanë qenë./   S.M

Të fundit

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, ja si e uron Luizi vjehërrin

Babai i Kiarës feston ditën e sotme ditëlindjen dhe përveç urimit të moderatores nuk ka munguar as urimi nga...

Mario Deda: Nga biseda e fundit me Zefin te të fshehtat e raportit me të vëllanë, Julin

Mario Deda i vogli i djemve të “Mjeshtrit të Madh”, Zef Deda i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa ndau momentet e fundit...

Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha dalin me kërkesën e radhës

Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë. Seanca ishte...

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV