Bien lindjet në Shqipëri, 10% më pak se në vitin 2022, Gjirokastra me numrin më të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia e vendit tonë po shkon drejt tkurrjes sistematike të popullsisë për shkak të rënies së lindjeve. Raporti më i fundit i INSTAT ka nxjerrë në pah se gjatë vitit 2023, erdhën në jetë 22.210 fëmijë, ose 2478 fëmijë më pak se vitin paraardhës kur u regjistruan 24.688 lindje.

Numri më i ulët i lindjeve është shënuar në Gjirokastër me 380, duke u pasuar nga Kukësi me 667 lindje dhe Berati me 818.

Edhe për vitin që lamë pas, qarku me shtesën natyrore më të lartë, është Tirana. Nga të dhënat mbi treguesit demografikë nga Instituti i Statistikave, në vitin 2023 pati 8144 lindje.

Por pozitiv në raportin më të fundit të INSTAT, është fakti se numri i vdekjeve është më i ulët se sa ai i lindjeve, krahasuar me një vit më parë. Gjatë 2023 ndërruan jetë 20.034 persona, nga 24 mijë në vitin 2023.

Përgjatë vitit që lamë pas, të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënojnë rënie të numrit të vdekjeve. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 458, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 5118 vdekje, pasuar nga Fieri me 2176 humbje jete./E.T

Të fundit

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

NGA HASAN BELLO Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të...

Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm/ E marta rikthen reshjet e shiut

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore...

Shqiptarët e bllokuar në Izrael flasin nga Tel Aviv pas sulmit: Na kujtuan komunizmin

Drejtoresha e turizmit në Ministri Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv. “Është e...

Lajme të tjera

Web TV