Çmimet janë rritur me 24.5%!/BSH: 1/3 e apartamenteve të shitura janë blerë nga të huajit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë.

“Çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur vrullshëm për rreth gjashtë vite radhazi, përpara dhe pas pandemisë”, thuhet në analizë.

Ndërkohë vetëm përgjatë 4 viteve të fundit (2020, 2021, 2022, 2023) çmimet e banesave në vend janë rritur me afro 24.5%.

Sipas analizës së bërë faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, janë blerjet e mëdha që po bëjnë shtetasit e huaj. Bazuar në raportet e bankës qendrore 1/3 e apartamenteve të shitura prej 2020-ës janë blerë nga të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së.

Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet.

Faktor tjetër që ka shtrenjtuar apartamentet thuhet në analizë është huaja bankare dhe normat e interesit, duke qenë se rreth 50% e pronave janë blerë me kredi bankare. Ndikim jo të vogël sipas raportit po japin edhe kostot e shtuara të ndërtimit, si dhe rritja e pagave për punonjësit.

“Ecuria e kaluar e çmimit të banesave dhe të ardhurat për frymë janë faktorët më të qenësishëm për shpjegimin e rritjes së vrullshme të çmimeve në vitet e fundit”, thuhet në analizë.

Shtrenjtimi i apartamenteve që ka përfshirë gjithë Shqipërinë, kulmon tek ndërtimet e reja në Tiranë pasi arrin deri në 4000 euro metri në zonat përreth qendrës, ndërkohë që nuk ka prona me çmim poshtë 1000 euro metri. Ky trend sipas vrojtimeve të bankës nuk pritet të ndalët as gjatë këtij viti.

Lexo edhe :  Shkaku kryesor/ Rritet çmimi i kafes në të gjithë botën

Tregu Real-Estate është ndër më të preferuarit për investimet e huaja, pasi vetëm në 9-muaj të 2023-shit, u investuan në këtë sektor 222 mln euro.

ÇMIMET E APARTAMENTEVE SIPAS BSH

Janar-Qershor 2020               +40%

Qershor-Dhjetor 2020         +48.6%

Janar-Qershor 2021              +6.7%

Qershor-Dhjetor 2021            + 9%

Janar-Qershor 2022            +39.2%

Qershor-Dhjetor 2022         +16.6%

Janar-Qershor 2023             +11.6%

/E.T

Të fundit

Trump: 2 prilli, data e vendosjes së tarifave, do të jetë dita e çlirimit të Amerikës

2 prilli është dita e çlirimit të Amerikës!!! Për dekada ne kemi qenë të grabitur dhe abuzuar nga çdo...

“Ditët e tua kanë marrë fund”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Harroje se do fitosh

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat, Sali Berisha, pas një postimi të këtij të fundit,  lidhur me një takim të...

VIDEO / Basha vijon replikat me Ramën: U mërzit doktori që i sulmoj partnerin

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Në një tjetër video të publikuara në rrjetet sociale,...

Hakan Calhanoglu “thërret” yllin e Real Madrid: “Bashkohu me Interin”

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu shpreson se bashkëkombësi i tij, Arda Guler, do t’i bashkohet Interit gjatë verës. Agjentët e Guler thuhet se kanë zhvilluar...

Moti bën kthesën ‘drastike’/ Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

Moti i kësaj fundjave parashikohet të sjellë nuanca të ndryshme. Sinoptikania Lajda Porja shprehet se do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira...

Lajme të tjera

Web TV