“Dije morëm detyra të rëndësishme”/ Blendi Klosi zbulon detaje të reja nga Asambleja e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbuluar detaje në lidhje me mbledhjes e Asamblesë së PS ditën e djeshme, ku zgjati për 5 orë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për një emision televiziv, ai theksoi se PS është një parti ideologjike  ku ka një grup shumë të madh njerëzish aktiv në jetën politike të vendit.

Sipas tij, PS është një parti që arrin të mbajë debatin dhe analizën e saj të brendshëm dhe nuk largon gjenerata, duke hedhur kështu dhe ironi për opozitën, ku situata prej dy vitesh është e tensionuar.

“Debati për rrjetet sociale nuk ka qenë i fshehtë. Të mendosh se politika moderne bëhet pa rrjetet sociale, është tabu.  Komunikumi në rrjetet sociale duhet të jetë aq i fortë sa takimet derë më derë. Ky është një nga diskutimet e gjata që u bë dje.

PS si një parti ideologjike  të një grupi shumë të madh njerëz aktiv në jetën politike të vendit e ka të pamundur të funksionojë në rastin që t’i zgjidh të problematikat.

Qënia në një parti, është e atillë që jo të gjithë njerëzit janë njëlloj, jo të gjithë njerëzit  kanë të njëjtin ritëm, të njëjtin mentalitet, shërbejnë për të njëjtën detyrë apo mision.

Ajo që është e rëndësishme në PS, është që është që arrin të mbajë debatin e saj të brendshëm, të mbajë analizën e saj, dhe nuk largon gjenerata. Jemi në një parti e fortë sepse janë breza që kanë themeluar partinë”-tha

Ai tha se dje morën detyra të rëndësishme ndërsa komentoi dhe praninë e Namik Dokle dhe Gramoz Ruçit.

“Namik Dokle dhe Gramoz Ruçi janë nga ata që çdo detyrë të PS e kanë realizuar më së miri dhe me cilësi shumë më të lartë se sa njeri tjetër. Të gjithë morëm detyra dje dhe janë shpërndarë në terren për të bërë një monitorim, evidentim dhe fotografim të situatës. Ne thamë që do të punojmë më qelizën”-tha ai./   S.M

Të fundit

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, ja si e uron Luizi vjehërrin

Babai i Kiarës feston ditën e sotme ditëlindjen dhe përveç urimit të moderatores nuk ka munguar as urimi nga...

Mario Deda: Nga biseda e fundit me Zefin te të fshehtat e raportit me të vëllanë, Julin

Mario Deda i vogli i djemve të “Mjeshtrit të Madh”, Zef Deda i ftuar në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa ndau momentet e fundit...

Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha dalin me kërkesën e radhës

Ditën e nesërme në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë. Seanca ishte...

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtare me...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV